Home / Lajme / Maqedoni / Fondacioni “Dauti”, ndau 110 bursa për studentë dhe nxënës

Fondacioni “Dauti”, ndau 110 bursa për studentë dhe nxënës

27 janar-“Edhe tani kanë sukses të mirë por kjo do të jetë edhe një përkrahje më e mirë, ndërsa ne personalisht, ne si kompani në mënyrë direkte nuk presim ndonjë interes nga këto studentë, por interesi është indirekt, normal satisfakcion që kualiteti i tyre në të ardhmen, suksesi i tyre që në të ardhmen të krijojë një shoqëri sa më të shëndoshë”, deklaroi Xhemail Dauti, pronar i kompanisë ‘Dauti Komerc’

Gjithsej 110 bursa janë ndarë sot nga ana e Fondacionit “Dauti” ku financues kryesor është kompania e njohur Dauti Komerc. Me këtë rast u tha se për vitin akademik 2011/12 janë ndarë 50 bursa për nxënës të shkollave të mesme, 55 bursa për student dhe 5 bursa për student të talentuar në lëmitë deficitare. Me këtë rast për rëndësinë e Fondacionit dhe për misionin foli drejtori i kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemali Dauti, i cili theksoi se sektori i biznesit duhet që më shumë të fokusohet në stimulimin e talenteve të rinj, sepse rinia është ardhmëria e kombit. Ai tha se është obligim i çdo biznesmeni që të ofrojë mundësi për ata që nuk kanë mundësi të shkollohen. Ai njëkohësisht paralajmëroi se në muajin prill do të ketë edhe evenimente të tjera që përkojnë me themelimin e Kompanisë “Dauti Komerc”. “Edhe tani kanë sukses të mirë por kjo do të jetë edhe një përkrahje më e mirë, ndërsa ne personalisht, ne si kompani në mënyrë direkte nuk presim ndonjë interes nga këto studentë, por interesi është indirekt, normal satisfakcion që kualiteti i tyre në të ardhmen, suksesi i tyre që në të ardhmen të krijojë një shoqëri sa më të shëndoshë”, deklaroi Xhemail Dauti, pronar i kompanisë ‘Dauti Komerc’.Mefail Ademi, drejtor i Fondacionit Dauti, theksoi se në këtë vit kompania ka ndarë rreth 40 mijë euro për bursa për student dhe nxënës të talentuar nga të gjitha rajonet e Maqedonisë Perëndimore. ”Fondacioni Dauti është themeluar në mars të 2011. Ideator dhe themelues i Fondacionit “Dauti” është Kompania e njohur “Dauti Komerc” me seli në fshatin Bojanë, Komuna e Sarajit. Udhëheqësit e Kompanisë Dauti Komerc, duke dashur ta avancojnë shoqërinë në një nivel më të lartë dhe duke treguar një përgjegjësi të rrallë për shoqërinë ku veprojnë dhe me gjerë vendosën ta themelojnë këtë fondacion”, tha ai. Sipas tij, qëllimi i Fondacionit është ngritja e vetëdijes shoqërore për vlerat e mirëfillta dhe mbrojtja e shoqërisë nga dukuritë devijuese. Në këtë eveniment ishin të pranishëm zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri, përfaqësues të sektorit të biznesit, shoqata joqeveritare dhe fetare dhe përfaqësues të BFI-së.Zevendesministri i arsimit, Safet Neziri dhe afaristi Shefki Idrizi theksuan se një hap i tillë i fondacionit ‘Dauti’, duhet të jetë motivim për të gjithë bizneset të cilat kanë mundësi që të kontribuojnë në zhvillim e arsimit shqip.
“Vetëm nëpërmjet shkencës, arsimimit dhe edukimit e shpijmë popullin lartë e më lartë drejt të arriturave më të mëdha që neve si komb dhe si popull ta ndiejmë veten shumë më krenar dhe të jemi një popull në të gjitha sferat e veprimtarisë arsimore, shkencore të biznesit, të jemi të barabartë me të gjithë popullit e rajonit”, Neziri.
(Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *