Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë lirohen një mbahet në arrest

Gjashtë lirohen një mbahet në arrest

30 janar-Përndryshe pambrëmë rreth orës 23 Sektori i Punëve të Brendëshme të Tetovës, gjatë një kontrolli të kryer në lokalin “AVENY 5”, në bazë të informative paraprake, kanë gjetur një pushkë automatike të tipit të panjohur, edhe atë në banakun e të njëjtit lokal e cila sipas Sektorit të Punëve të Brendëshme del të jetë lënë nga personi M A nga Tetova, me ç`rast u arrestuan 7 persona

Vazhdon zbardhja e rastit të gjetjes së pushkës automatikë, që ndodhi parmbrëmë në lokalin “Aveny 5” në Tetovë, për pasojë të së cilës u arrestuan shtatë persona. 35 vjecari M A, i cili sipas informative të deritanishme të policisë është personi që ka sjellë pushkën automatike me shtatë plumba në lokalin e lartëpërmendur , të dielën me kërkesë të gjyqit themelorë të Tetovës, është nxjerrë para gjykatësit hetues i cili i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orëve.

Gjatë ditës së sotme poashtu është ngritur edhe padi për vepër penale armëmbajtje pa leje. Sipas Sektorit të Punëve të Brendëshme të Tetovës ekziston mundësia që të ngritet edhe një padi penale edhe ndaj një personi tjetër i cili në atë moment është takuar në lokal.

Ndryshe 6 nga shtatë personat e arrestuar parmbrëmë, pas marrjes në bisedë informative janë lëshuar në shtëpi.

Përndryshe pambrëmë rreth orës 23 Sektori i Punëve të Brendëshme të Tetovës, gjatë një kontrolli të kryer në lokalin “AVENY 5”, në bazë të informative paraprake, kanë gjetur një pushkë automatike të tipit të panjohur, edhe atë në banakun e të njëjtit lokal e cila sipas Sektorit të Punëve të Brendëshme del të jetë lënë nga personi M A nga Tetova, me ç`rast u arrestuan 7 persona.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *