Home / Lajme / Maqedoni / Grafite në objektet e kulturës

Grafite në objektet e kulturës

9 janar- “Qendra re Kulturës në Tetovë vazhdimisht mbulon këto grafite me të vetmin qëllim sepse ky objekt nuk i është parparë për vizatime të këtilla në të kundërtën jep pamje të keqe vetë institucionit. Kjo nuk është hera e parë që vizatohen grafite në këtë mur. Jemi munduar gjithnjë të mbulojmë vizatimet. Kemi bërë përpjekje maksimale që edhe pllakatet të mos ngjiten në këtë murr dhe kjo deri diku ka sukses, mirëpo nuk mund ta shmangim përfunidmisht këtë dukuri negative” thotë Artan Arsllani, drejtor artistik në qendrën ëpr kulturë

Urim Hasipi
Grafitet e ndryshme në qytetin e Tetovës asesi të zhduken. Madje ato I gjen në shumë institucione publike. Kësisoji, nuk ka dy javë që është lyer objekti i qendrës së kulturës por sërish është cak i grafistëve rrugor. Edhe pse grafiti nuk është përfunduar deri në fund megjithatë kjo ka bërë që pamja e një pjese të qendrës së kulturës të duket keq. Ngjarja ka ndodhur natën në mëngjes gjatë ndrrimit të motmoteve pasi që më herët murret kanë qenë të pastra. “Qendra re Kulturës në Tetovë vazhdimisht mbulon këto grafite me të vetmin qëllim sepse ky objekt nuk i është parparë për vizatime të këtilla në të kundërtën jep pamje të keqe vetë institucionit. Kjo nuk është hera e parë që vizatohen grafite në këtë mur. Jemi munduar gjithnjë të mbulojmë vizatimet. Kemi bërë përpjekje maksimale që edhe pllakatet të mos ngjiten në këtë murr dhe kjo deri diku ka sukses, mirëpo nuk mund ta shmangim përfunidmisht këtë dukuri negative” thotë Artan Arsllani, drejtor artistik në qendrën ëpr kulturë.Ai apelon që në të ardhmen të mos shkruhet këto grafite sepse shkojnë në dëm të buxhetit edhe ashtu buxhetin e kemi në gjendje të mjerueshme për mirëmbajtje,thotë ai. “Apeloj deri tek qytetarët, sidomos ata që meren me këtë veporimtari të respektojnë ligjin për pastërti publike, së pari ta respektojnë institucionin dhe ky object për të cilin angazhohemi ti ketë kushtet maksimale të funksionimit dhe të ketë pamjen e duhur në aspektin estetik. Mos ndodh që qendra e kulturës të marr iniciative dhe ata që do të vërehen të denoncohen tek organet e rendit”, thotë Arsllani. Gjatë vitit të kaluar janë harxhuar 450 euro vetëm për mbulin dhe lyerje të murreve për të mbuluar grafitet. Poashtu pikërisht për këtë qëllim nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së kamerave. Policia rikujton për dënimet. “Shkrimi i grafiteve është në kundërshtim me ligjin për pastërti dhe dënimi për shkrime të grafiteve, vizatime dhe ngjitje të pllakatave në objekte publike është 50 euro. Nëse bëhet fjalë për subject juridik atëherë dënimi është prej 2 mijë deri në 3000 mijë euro dhe prej 500 deri në 1000 euro për personin zyrtar”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i policisë.Ndryshe, shkrimi I grafiteve nuk është ndonjë dukuri e re sidomos këtyre dhjetë viteve të fundit. Prej këtyre grafiteve nuk kanë janë kursyer as objektet e kulturës në qytet.(ndalohet copjimi)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *