Home / Sport / Granit Xhaka, një hap larg Juventusit

Granit Xhaka, një hap larg Juventusit

Sipas asaj që raporton gazeta italiane, Zonja e Vjetër duket një hap larg 19-vjeçarit shqiptar të Basel, Granit Xhaka.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Juventus dhe Porto kanë filluar të flasin për Fredy Guarin. Marcelo Ferreyra dhe avokati Rocco Dozzini, përfaqësues të kolumbianit, po organizojnë një operacion të shpejtë për të shkuar në Portugali dhe për ti paraqitur Portos ofertë zyrtare për mesfushorin.

Beppe Marotta është i gatshëm të shpenzojë 11 milionë euro por portugezët kërkojnë plot 15, dhe më e pakta 13 milionë.

Por tratativat duhet të shpejtojnë pasi për Guarin interesohen edhe dy milanezet, veçanërisht Inter.

Por, bashkangjitur me të, Juve po kërkon të risjellë në Torino edhe Martin Caseres, mesfushorin uruguajan të Sevilla. Duke patur parasysh që Fiorentina i tha “jo” për transferimin e Valon Behramit.

Por, sipas asaj që raporton gazeta italiane, Zonja e Vjetër duket një hap larg 19-vjeçarit shqiptar të Basel, Granit Xhaka.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *