Home / Lajme / Maqedoni / Greqia atraktive për Maqedonasit

Greqia atraktive për Maqedonasit

4 janar-“Qarkullimi i përgjithshëm i pasagjerëve në vitin paraprak 2011 realizuar në kalimin kufitar Bogorodicë shënon rritje për 10 për qind me evidentim të katër milionëve 41 mijë 985 udhëtime.

Fundjavën e Vitit të Ri 3.164 qytetarë të Maqedonisë e kanë kaluar në Greqinë fqinje, sipas të dhënave për dalje nga Maqedonia drejt Republikës së Greqisë të regjistruar në kufirin Bogorodicë.

Sipas raporteve të Sektorit për polici kufitare, kjo është 1,8 për qind më shumë për dallim nga qarkullimi i pasagjerëve të vititi të ri paraprak regjistruar në kalimin kufitar Bogorodicë.

Nga ana tjetër zvogëlohet numri i përgjithshëm i udhëtimeve të realizara gjatë ditëve festive, me 28.125 persona të evidentuar në hyrje dhe dalje nga shteti.

Numri më i madh i transferimeve të pasagjerëve të realizuar në këtë kalim kufitar janë nga ana e shteteasve të huaj.

Prej tyre afër 12.000 kanë hyrë në Maqedoni, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë shtetas grek të cilët festat i kanë kaluar më disa kazino të Gjevgjelisë.

“Qarkullimi i përgjithshëm i pasagjerëve në vitin paraprak 2011 realizuar në kalimin kufitar Bogorodicë shënon rritje për 10 për qind me evidentim të katër milionëve 41 mijë 985 udhëtime.

Nga kjo 1,16 milionë janë në hyrje të Maqedonisë, ndërsa 2,87 milionë në dalje të shtetit”, deklaroi Vasil Tunev, komandant i Stacionit policor në kalimin kufitar Bogorodicë, në Gjevgjeli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *