Home / Lajme / Maqedoni / Greqia po blen kohë, i ngrin negociatat dhe nuk dëshiron vizitë të Nimicit në rajon

Greqia po blen kohë, i ngrin negociatat dhe nuk dëshiron vizitë të Nimicit në rajon

17 janar-Nimic mbrëmë pati takim të ndarë edhe me negociuesin grek Adamantios Vasilakis. Mediumet greke, duke iu referuar burimeve diplomatike në KB, lajmëruan se Nimic po e shqyrton mundësinë që gjatë shkurtit t’i vizitojë Shkupin dhe Athinën.

Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në procesin nën patronatin e KB-së, në mënyrë që të gjendet zgjidhje bashkarisht e pranueshme, që do ta mbrojë identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.

Këtë ia transmetoi ambasadori Zoran Jolevski ndërmjetësit Methju Nimic në takimin e mbrëmshëm në Nju-Jork.

Jolevski në deklaratën për Dojçe Vele-n, thekson se pala e Maqedonisë pret që vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, të kontribuojë për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. Në takimin me Nimicin, siç thekson, është bërë fjalë edhe për atë, se pranimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do t’i kontribuojë stabilitetit në Evropën Juglindore.

Nimic mbrëmë pati takim të ndarë edhe me negociuesin grek Adamantios Vasilakis. Mediumet greke, duke iu referuar burimeve diplomatike në KB, lajmëruan se Nimic po e shqyrton mundësinë që gjatë shkurtit t’i vizitojë Shkupin dhe Athinën.

Është paraparë që Methju Nimic sot sërish të takohet me ambasadorët Jolevski dhe Vasilakis, por tani për tani nuk ka paralajmërim për takim të mundshëm të përbashkët.

Dojçe vele vlerëson se Jolevski ka lënë përshtypje më të fuqishme se Shkupi, në të vërtetë më shumë e dëshiron një takim të tillë. Përderisa, ndërkaq, mediumet greke theksojnë se grekët janë tërësisht të fokusuar në krizën e tyre ekonomike. Ata, praktikisht, edhe një herë u dakorduan për raund të ri bisedimesh vetëm në bazë pro-forme. Kriza u shërben si alibi që këto negociata paraprakisht t’i shpallin si jo aq shumë të rëndësishme. As kësaj radhe, duket sikur nuk do të tejkalohet shumë nga ajo që madje dikush e sheh si tentim grek për “blerje të kohës”, sqaron Dojçe vele.

Duke iu referuar burimeve mediale në Greqi, Netpres transmeton se negociuesi grek Vasilakis, në brifingun e sotëm me gazetarë grekë, duke kërkuar mbështetje nga komuniteti i tyre mediatik, e prezantoi strategjinë radikale greke rreth kontestit për emrin. Poentë goditëse e brigingut ishte, se me manovra diplomatike, taktika e Greqisë është që t’i ngrijë bisedimet deri në Samitin në Çikago, ndërsa qëllimi i vetëm është blerja e kohës dhe moszgjidhja e kontestit, me çka Maqedonia sërish do të bllokohej në integrimet e NATO-s.

Vasilakis e kumtoi pozicionin, i cili sipas të gjitha gjasave në takim i është transmetuar edhe Nimicit, se Greqia refuzon çfarëdo lloj takimesh të përbashkëta ndërmjet përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, dhe atë madje edhe në nivel të negociuesve, ndërsa për takim në nivel më të lartë as që është menduar.

Greqia nuk është e interesuar dhe e vlerëson si joproduktive edhe vizitën e mundshme të Nimicit në rajon. Ky pozicion i është transmetuar edhe Nimicit, dhe atë me paralajmërimin se nëse Greqisë i bëhet presion nga aleatët që megjithatë të realizojë takim me negociuesin, ajo do të ishte pro formë dhe pa kurfarë thelbi. Kjo do të thotë se Greqia, duke i ngrirë bisedimet, blen kohë he nuk dëshiron kurfarë gzjidhje, pozicion i cili është identik me atë të cilin e përshkruan këto ditë edhe disa analistë dhe insajderë në kontestin.

Taktika ishte që Greqia të blejë kohë, duke evituar çfarëdo lloj mundësie apo gjase për tejkalim të kontestit deri në mars, kur duhet të fillojë fushta zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi. Më pas autoritetet greke do të nxirreshin se në kohë të fushatës parazgjedhore nuk ka kurrfarë kushte për arritje të zgjidhjes, me arsyetimin se ekziston marrëveshje xhentëlmenësh ndërmjet partive që të mos preket kjo çështje. Kështu Greqia do të fitonte kohë deri në zgjedhjet, të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të mbaheshin një javë pas Pashkëve ortodokse, në terminin rreth 19 prillit. Më pas do të fillonin procedurat për zgjedhje të qeverisë së re greke, që pritet të zgjasin disa javë, fakt ky i cili do t’i përshtatej Greqisë për evitim të sërishëm të zgjidhjes nën pretekstin se Qeveria nuk është përbërë dhe nuk mund të sjellë vendime, dhe në atë mënyrë do të evitonte zgjidhjen e çështjes para Samitit të NATO-s, i cili duhet të mbahet në maj, në Çikago, SHBA. Në këtë mënyrë, Greqia sërish do të shkaktonte bllokadë të integrimit të Maqedonisë në NATO.

Vlerësimet preliminare për këtë strategji radikale greke janë se ajo nuk është në interes të rajonit dhe nuk është në pajtim me vlerat e përbashkëta dhe solidaritetit të ndërsjelltë të Aleancës, transmeton Netpres.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *