Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Bisedimet në Nju-Jork treguan se Greqia blen kohë dhe nuk dëshiron zgjidhje

Gruevski: Bisedimet në Nju-Jork treguan se Greqia blen kohë dhe nuk dëshiron zgjidhje

22 janar-Për akuzat greke për parodinë e Karnavalit të Vevçanit kryeministri vlerësoi se theksimi i maskave të Vevçanit si shkak për prolongimin e bisedimeve për tejkalimin e njërit prej problemeve më të mëdha të Ballkanit, si dhe gënjimi i aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së, nuk është asgjë tjetër veç se një parodi më e madhe se ajo në Vevçan.

Raundi i fundit i bisedimeve rreth tejkalimit të problemit me emrin që e imponoi Greqia para 15-20 viteve praktikisht i konfirmoi supozimet e mija paraprake se Athina do të tentojë vetëm të blejë kohë dhe ta luajë lojën “plej gejms” me të cilën do të dëshirojë të prezantohet se ajo bën gjithçka, bën shumë përpjekje që të zgjidhet problemi, derisa ne jemi ata kokëfortit dhe të palëshueshmit që nuk dëshirojmë ta zgjidhim problemin, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

“Nga informatat të cilat i kam marrë ishte e qartë se ndërmjetësuesi Nimic deshi të vijë në Shkup dhe në Athinë gjatë shkurtit. Ai madje ofroi dy data, mendoj se njëra ishte 4 shkurti, ndërsa tjetra 15 shkurti, por nga ana tjetër nuk hasi në ekspansivitet. Ja unë edhe publikisht e konfirmoj se ne jemi të përgatitur në mënyrë maksimale dhe më 4 dhe 15 shkurt ta presim, ta pranojmë dhe të bisedojmë ose në cilëndo datë tjetër të cilën do ta përcaktojë ai në komunikim me Greqinë. Mbetet të shohim nëse Greqia do të pajtohet ta pranojë pasi që ai nëse vjen duhet të vijë në dy shtetet. Kjo është praktikë e tij e zakontë. Që të mos ketë spekulime unë publikisht i bëj thirrje të shkojë në Athinë dhe të vijë në Shkup pasi që kështu është dakorduar, së pari në Athinë pastaj në Shkup, që t’i vazhdojmë bisedimet”, tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas përurimit të sallës sportive në SH.F. “11 Tetori”.

Thotë se i vjen keq që Greqia po tenton në këtë mënyrë të blejë kohë që, siç theksoi, të vijë periudha diku nga fundi i marsit kur do të thonë se tani kemi zgjedhje, nuk mund të bisedojmë.

“Megjithatë, kjo u paralajmërua praktikisht pas procedurave të cilat i pamë paraprakisht, procedura në të cilat u prezantuan pozitat më radikale të cilat e kthejnë cilindo në Maqedoni që të arrihet zgjidhje. Më vjen keq që është kështu dhe më vjen keq që akoma bashkësia ndërkombëtare në njëfarë mënyre i mbyll sytë para asaj që po bën Greqia. Se pse e bën këtë mbetet të shohim në periudhën e ardhshme. Megjithatë, shpresoj se siç kalon koha ashtu ky raport i Greqisë do të has në mbështetje gjithnjë e më të vogël te bashkësia ndërkombëtare dhe se nuk do të shkojë gjatë me këtë hap me blerjen e kohës”, deklaroi Gruevski.

Për akuzat greke për parodinë e Karnavalit të Vevçanit kryeministri vlerësoi se theksimi i maskave të Vevçanit si shkak për prolongimin e bisedimeve për tejkalimin e njërit prej problemeve më të mëdha të Ballkanit, si dhe gënjimi i aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së, nuk është asgjë tjetër veç se një parodi më e madhe se ajo në Vevçan.

I pyetur për koment për deklaratat e zëvendës-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit Filip Riker, se është e nevojshme më shumë guxim për zgjidhjen e problemit, kryeministri i Maqedonisë u përgjigj: “Nënkuptohet se ne do të bëjmë gjithçka që të kemi guxim më të madh, por gjithashtu edhe vendet e tjera anëtare të NATO-s duhet të kenë guxim dhe ta pranojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *