Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski – Erdogan: Temë qendrore integrimi i Maqedonisë në NATO

Gruevski – Erdogan: Temë qendrore integrimi i Maqedonisë në NATO

31 janar-Procesi i lobimit dhe mbështetja është në vijim dhe po zgjatë dhe nuk është diçka që do të ndodhë vetëm në Çikago. Ky po zhvillohet në mënyrë siç është dakorduar midis dy kryeministrave gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Maqedoni.

Kryeministri Nikolla Gruevski pasdite në Ankara ka takim me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan. Temë qendrore e bisedimeve midis dy kryeministrave është integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO.

Turqia është mike e madhe strategjike e Maqedonisë dhe mbështetëse e fuqishme në përpjekjet që të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Qëndrimi parimor i Turqisë dhe i kryeministrit Erdogan për mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO do të tregohet edhe në Samitin në Çikago, përkatësisht se Ankaraja në mënyrë të fuqishme do të qëndrojë pas interesave të Republikës së Maqedonisë. Në takimin e fundit të Këshillit Veriatlantik, Turqia kërkoi ridefinim të qëndrimit të NATO-s në lidhje me Republikën e Maqedonisë në Samitin në Çikago.

Procesi i lobimit dhe mbështetja është në vijim dhe po zgjatë dhe nuk është diçka që do të ndodhë vetëm në Çikago. Ky po zhvillohet në mënyrë siç është dakorduar midis dy kryeministrave gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Maqedoni.

Takimi me Erdoganin është pjesë e aktiviteteve të kryeministrit Gruevski për prezantimin e interesave kombëtare dhe të përfitimeve për secilin nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Qeveria po zbaton strategji të koordinuar shtetërore në të cilën të gjithë përfaqësuesit e saj, ministrat, diplomatët… zbatojnë aktivitetet ndërkombëtare për realizimin e përcaktimeve strategjike për anëtarësim në NATO

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *