Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Maqedonia seriozisht participon në aktivitetet e NATO-s, të gjithë duhet të inkuadrohen në lobimin para Samitit në Çikago

Gruevski: Maqedonia seriozisht participon në aktivitetet e NATO-s, të gjithë duhet të inkuadrohen në lobimin para Samitit në Çikago

28 janar-Kjo është përgjigjja e kryeministrit Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson idenë e Ministrisë së Mbrojtjes për aktivitet të përforcuar dhe lobim të përfaqësuesve ushtarakë në vigjilje të Samitit të NATO-s, që duhet të mbahet në maj në Çikago, SHBA.

Të gjithë duhet të inkuadrohen në lobimin dhe në krijimin e klimës dhe atmosferës pozitive, duke përfshirë edhe diplomacinë ushtarake, si pjesë e strategjisë sonë. Ata kanë marrë instruksione precize, për shkak se Maqedonia shumë seriozisht participon në aktivitetet e NATO-s dhe sigurisht se do bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre.

Kjo është përgjigjja e kryeministrit Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson idenë e Ministrisë së Mbrojtjes për aktivitet të përforcuar dhe lobim të përfaqësuesve ushtarakë në vigjilje të Samitit të NATO-s, që duhet të mbahet në maj në Çikago, SHBA.

“Pjesa ushtarake e Aleancës e di shumë mirë çfarë domethënie ka Maqedonia në radhët e tyre. Ndoshta pjesa politike nuk e ndjen këtë fuqishëm siç e ndjen pjesa ushtarake, por e di se pjesa ushtarake e ndjen në sensin e vërtetë të fjalës, sepse ata janë në terren, njerëzit e tyre me të cilët komunikohet çdo ditë janë në terren, ndërsa e dimë se nga terreni merren vlerësime më të larta për aktivitetet e ushtrisë së Maqedonisë në kuadër të NATO-s”, deklaroi kryeministri Gruevski sot pas lëshimit në përdorim të dy terreneve të dyfishta të tenisit në Komunën Ilinden.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *