Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski për ‘Dnevnik’-un: Rruga drejt NATO-s dhe BE-së u shndërrua në golgotë të vërtetë

Gruevski për ‘Dnevnik’-un: Rruga drejt NATO-s dhe BE-së u shndërrua në golgotë të vërtetë

11 janar-Në këtë moment, sipas tij, më me rëndësi është që forcat e mëdha janë totalisht të painteresuara për këtë problem, kanë probleme të mëdha të vetat dhe çështja për emrin dhe për zgjerimin nuk janë aspak në majen e prioriteteve të tyre. Në ministritë e punëve të jashtme me këtë merren eshalonet më të ulëta, të cilët nuk kanë ndikim vendimmarrës.

– Forcat e mëdha janë totalisht të painteresuara për zgjidhjen e kontestit për emrin, kanë probleme të veta të mëdha dhe kjo çështje, si dhe zgjerimi i NATO-s dhe BE-së nuk janë në maje të prioriteteve të tyre, thekson kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për “Dnevnik”. Thotë se nuk është pesimist, por realist kur bëhet fjalë për gjasat e vogla të Maqedonisë për pranim në NATO në Samitin në maj në Çikago, si dhe për zgjidhjen e problemit me Greqinë në mesperiudhën deri në mbajtjen e tij.

Gruevski konsideron se anëtarësimi në NATO do të ishte e drejtë dhe e merituar edhe siç thekson “shpreson dhe dëshiron të mos jetë siç thonë të moshuarit – ku ka fuqi, nuk ka drejtësi”. Për atë në cilën fuqi mendon – Greqisë ose mbarë Aleancës, thekson se kjo ka të bëjë me të dyja sepse tani për tani edhe Athina dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flasin njëjtë për pranimin e Maqedonisë, respektivisht se zgjidhja e kontestit për emrin është kusht për anëtarësim.

I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk pret Maqedonia edhe në Çikago ta marrë ftesën, Gruevski përgjigjet: – “Unë e komentoj atë që flitet edhe zyrtarisht edhe jozyrtarisht. Ndërsa tani për tani jo vetëm Greqia, por edhe Amerika dhe NATO e flasin të njëjtën. Fillimisht emri, e pastaj NATO”.

Ai nuk është optimist se në mesperiudhën deri te Samiti në Çikago mund të zgjidhet kontesti me emrin.

“Sipas kësaj si duket situata me Greqinë, thuajse edhe të mos ketë shansë teorike për atë. Për shkak se Greqia as nuk dëshiron as nuk mundet tani ta zgjidh, madje edhe po të dojë, edhe pse nuk do”, thotë kryeministri i Maqedonisë.

Shkaqet për këtë, thekson, krahas krizës në Greqi, janë qeveria e përkohshme, nacionalizmi i rritur, por edhe ajo që në qeveri është edhe Andonis Samaras edhe atë pikërisht përmes një përfaqësuesi të MPJ-së. Samaras, sipas hulumtimit të mendimit publik, prin bindshëm dhe ka gjasa shumë të mëdha të jetë kryeministri i ardhshëm, ndërsa janë mirë të njohura qëndrimet e tij të shprehura qartë nga fillimi i këtij kontesti, në të cilin ai ishte një nga kreatorët kryesorë, e kështu është deri më sot”, thotë Gruevski.

Për qëndrimin e pandryshuar të Athinës zyrtare rreth emrit, respektivisht erga omnes me përcaktim gjeografik, thekson se ky pozicion gjithmonë është shfrytëzuar kur nuk është dashur të zgjidhet çështja.

“Ndërsa Samarasi asnjëherë edhe nuk ka pasur pozicion ndryshe. Plus sinjalet që janë dërguar janë gjithnjë e më të qarta. Samara dy herë refuzoi takim, ndërsa kryeministri aktual më shkroi letër, në të cilët edhe ai publikoi se qëndron në pozicionin më të fuqishëm grek. Me pozicion të këtillë, bisedimet e mëtutjeshme në Nju-Jork do të jenë vetëm kohë e humbje kot, gjë që edhe ata e dëshirojnë, respektivisht e planifikojnë. Ata kanë vetëm një qëllim tani, të tregojnë gjoja konstruktivitet para bashkësisë ndërkombëtare, e sidomos para SHBA-së, Gjermanisë dhe para vendeve tjera të BE-së. Takimet formale tek Nimici duhet t’u sigurojnë, alibi se përpiqen. Pastaj do ta aktivizojnë diplomacinë e tyre të trokasë në të gjitha dyert e mundshme dhe të thotë, ja shikoni, mundohemi, mirëpo fqinji ynë është shumë i fortë dhe nuk bën lëshime”, thekson kryeministri Gruevski.

Maqedonia, thotë, do të bëjë maksimumin, por duke pasur parasysh se ata janë brenda në BE dhe në NATO, kanë qasje shumë më të mirë.

Në këtë moment, sipas tij, më me rëndësi është që forcat e mëdha janë totalisht të painteresuara për këtë problem, kanë probleme të mëdha të vetat dhe çështja për emrin dhe për zgjerimin nuk janë aspak në majen e prioriteteve të tyre. Në ministritë e punëve të jashtme me këtë merren eshalonet më të ulëta, të cilët nuk kanë ndikim vendimmarrës.

“Sa i përket anëtarësimit në BE, disa vendeve ky kontest edhe do t’u vijë mirë duke pasur parasysh që në vendet e tyre kanë rezistencë drejt zgjerimir dhe nervoza nga kriza më e re debitore. Shikoni se çka po ndodh në Serbi dhe në Mal të Zi. Në Serbi, imagjinuan diçka, mirëpo në Mal të Zi as që u munduan të imagjinojnë shkak për anulim të dhënies së statusit kandidat dhe datës për bisedime. Tek disa nga vendet më të rëndësishme-anëtare të BE-së së shpejti do të ketë zgjedhje dhe nuk duan që elektoratin ta shqetësojnë me zgjerimin me vendet ballkanike”, thotë mes tjerash, kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për “Dnevnik”.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *