Home / Sport / Hasani: ‘Po më realizohet ëndëra’

Hasani: ‘Po më realizohet ëndëra’

“Kur për herë të parë kam dëgjuar se ekipi i Wolfsburgut ishte i interesuar për mua, e pata të vështirë të besoj së është e vërtetë. Në vendin prej nga vij unë, secili futbollist ëndërron që të ketë rastin të luajë jashtë vendit – posaçërisht në Budesligë, e cila është shumë e njohur tek ne,” është shprehur Hasani për ueb-faqen e internetit të skuadrës gjermane, Wolfsburgut.

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani javën e kaluar kishte debutimin e tij për skuadrën gjermane të Wolfsburgut. Hasani i cili në fund të vitit të kaluar la Shkëndijën për t’iu bashkuar Wolfsburgut, për momentin është në përgatitje në Dubai, ndërsa në takimin kontrollues me Al Xhezirën, kishte paraqitjen e parë për ekipin gjerman. Wolfsburgu fitoi takimin me rezultat 3:1, ndërsa Hasani zhvilloi pjesën e dytë të kësaj përballeje. Ai u dallua me lojë të mirë, ndërsa kishte mundësi të mirë për të shënuar, mirëpo pa mundur të realizojë. Pikërisht paraqitja e parë në fanellën e skuadrës gjermane, ka bërë që Hasani të fitojë edhe më shumë vetëbesim, para vazhdimit të kampionatit në gjermani. Isht-futbollisti i Shkëndijës, Ferhan Hasani u bashkua me Wolfsburgun në fund të vitit të kaluar dhe mori pjesë në një numër të konsiderueshëm të seancave stërvitore pranë ‘Wolsfagen Arena’-s, para se së bashku me kolegët e ekipit të ri të niset në kampin dimëror të trajnimit në Dubai, ku shpreson të lë përshtypje pozitive. Ai pas sfidës me Al Xhezirën ka folur për faqen e internetit të Wolfsburgut. “Po mundohem të punoj sa më shumë që është e mundur. Në fillim mendova se do të jetë shumë më e vështirë, por ngadalë po i përshtatem çdo gjëje përreth dhe po ndihem komod gjatë tërë kohës. Shumë nga kjo është si rezultat i asaj se sa ngrohtë kam qenë i mirëpritur nga shokët e ekipit”, ka deklaruar 21 vjeçari Hasani nga Dubai, për faqen zyrtare të ekipit gjerman. Shpërngulja tek “Ujqit” për numrin e ri ‘43’ të ish-kampionëve të Gjermanisë është një hap përpara. Në një ambient krejt të ri nga ai që ishte mësuar më herët, ekzistojnë momente kur ai duhet të bindë veten për të besuar se e gjithë kjo ëndërr tani më është e vërtetë. “Kur për herë të parë kam dëgjuar se ekipi i Wolfsburgut ishte i interesuar për mua, e pata të vështirë të besoj së është e vërtetë. Në vendin prej nga vij unë, secili futbollist ëndërron që të ketë rastin të luajë jashtë vendit – posaçërisht në Budesligë, e cila është shumë e njohur tek ne,” shpjegon mesfushori, duke shtuar: “Do të bëj çdo gjë që është e mundur për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të ndihmuar ekipin të shkojë drejt kreut të tabelës”, ka thënë Hasani. Është shumë e qartë se në Gjermai ndoshta për momentin Ferhan Hasani nuk është personi nga i cili pritet të shkaktojë ndonjë tronditje, por gjithsesi nuk ka aspak nevojë që ai të jetë aq i rezervuar. Ai iu është bashkuar ekipit të Wolfsburg-ut si një kampion me ekipin e Shkëndijës së Tetovës, me të cilët gjatë verës së kaluar luajti në kualifikimet e Ligës së Kampionëve kundër Partizanit të Beogradit. I riu nga Maqedonia është në rrugë të mbarë për të bërë emër në ekipin kombëtar të Maqedonisë dhe ai ishte impresionues gjatë fitores së fundit të Wolfsburgut në ndeshjen kontrolluese kundër Al Xhaziras në Dubai: “Së pari unë vetëm dua të përshtatem me çdo gjë përreth dhe të integrohem si duhet në ekip. Pritja të jetë më rëndë, por tani kam kuptuar se më duhet vetë të jap maksimumin çdo ditë dhe ndoshta një ditë do të mund të arrij të jem pjesë e formacionit bazë të Wolfsburgut”, ka përfunduar Hasani komentin e tij për ueb-faqen e internetit të skuadrës gjermane, Wolfsburgut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *