Home / Sport / Haxhi Krasniqi mbron titullin

Haxhi Krasniqi mbron titullin

Kampioni WBO i Europës dhe Numri 6 i botës në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi-Robin Krasniqi në mbrojtjen e parë të titullit të tij ka shënuar të shtunën një fitore spektakulare duke e shkatërruar kundërshtarin e tij në raundin final, pas një lufte shumë të shpejt dhe të ashpër.

1.800 shikues në sallën luksoze të Hotelit Maritim në Magdeburg dhe miliona teleshikues në mbarë Europën e kanë parë të shtunën një duel i cili me shumë gjasa të mëdhaja do të shpallet dueli i vitit 2012 nga WBO edhe se jemi që në fillim të këti 12 mujori.

Sikur boksieri 24 vjeçar Krasniqi ashtu edhe trajnierët e tij dhe i mbarë ekipi i talentit shqiptar e kishin paramenduar një duel të vështirë me një kundërshtarë kompakt poashtu të ri 25 vjeçar i cili kishte synuar të kurorëzohet me brezin e Europës, por faktikisht askush nuk e kishte mënduar se Hakim Zoulikha do të jetë kundërshtarë aq i vështirë dhe do të arrin të lufton 12 raunde sikur një kampion i botës.

Zoulikha kishte shkuar në Magdeburg me nje ekipë të madhe, në këndin e tij e kishte trajnierin më të mirë të Francës, ata e donin fitoren dhe titullin e Europës, por kampioni i zemrave shqiptare Haxhi Krasniqi u tregua kampion i vërtetë dhe luftoi burrërisht edhe se në disa raste rrezikonte shumë me boksimin e tij në luftë të afërt, por siq e kuptuam pas luftës Krasniqi e ka bërë atë në mënyrë që lufta të jetë më spektakulare, ai lufton me shumë zemër, këtë e kishte komentuar shumë mirë edhe trajnieri i tij pak ditë më parë në një inervistë për figosport.de

Goditjet më të mira të Krasniqit ishin krosheja e djathtë dhe ajo nga së poshtmi (Uppercut), gati në çdo raund ka arrit të qëllon kundërshtarin me këto goditje, por edhe dora e parë e tij (Jab) ishte fenomenale, megjithë se nuk e përdori sa duhej, gjithashtu nuk mbrohej shumë, andaj i mori edhe kampioni shqiptarë disa goditje të papritura nga rivali i cili gjithnjë ishte në marshim dhe arrinte distancen e afërt shpesh herë edhe me kërcim.

Krasniqi ishte boksieri më i mirë, me goditje më të pastërta, andaj duhej ta kishte fituar sëpaku me dy poena epërsi duelin, nëse kishte mbaruar pa KockOut. Fakti më interesant ishte se asnjëri nga dy boksierët më parë nuk kishte shkuar mbi 10 raunde, andaj ishte shumë e vështirë për të dytë, por në fund u pa se stërvitjet më të mira, vullnetin më të madhë dhe grushtin më të fortë e kishte Haxhi Krasniqi, në raundin e 12 dhe final, vetëm në kohën 1:55 min Krasniqi arriti të ndal kundërshtarin me një breshëri të djathtash, grushti i tij i djathtë plasoj disa herë në kokën e kundërshtarit tepër të fuqishëm dhe e shkatërroi atë tërësisht, për hirë të shëndetit të tij gjyqtari në ring i cili poashtu kishte prejardhje arabe Lohcen Oumghar (Maroko) e ndali luftën në favor të boksierit shqiptar.

Ky ka qen definitivisht dueli më i mirë dhe më i vështirë i boksierit shqiptarë deri tani, gjithashtu i pari me 12 raunde dhe me një KnockOut shumë spektakularë, këtë duel nuk e lanë pa e përcjell LIVE në sallë edhe Ambasadori i Kosovës Vilson Mirdita (Berlin) dhe Konsuli i Shqipërisë poashtu në Berlin Ilir Halilaj, të dytë ishin të emocionuar gjatë kësaj lufte dhe në fund të lumtur për suksesin e një talenti të ri shqiptar, i cili është kampioni më i ri Europian që ka patur Arena e Boksit Shqiptarë deri tani, gjithashtu kishte shumë atëdhetarë shqiptarë nga Diaspora të cilët arritën, edhe në kohën e dimrit dhe të dëborës, në sallë për ta përkrahur kampionin e tyre.

Megjithatë duhet theksuar se Krasniqin e kanë mbështetur shumë edhe tifozët gjerman nga qyteti Magdeburg dhe Mynih sepse jeton në këto qytete, stërvitet në këto qytete, karriera e tij financohet dhe mundësohet nga klubi i Magdeburgut SES dhe e tëra u krijua në Mynih, andaj vlen për tu falëndëruar shumë ai vënd i cili e ndihmon këtë boksier shqiptar.

Në vëndlindjen e Haxhiut, në Junik të Kosovës kishte sërish një organizim festiv, ku mijëra qytetarë e shikuan duelin LIVE në ekrane publike televizive dhe e nderuan kështu boksierin Haxhi Krasniqi i cili në vëndin e tij është gjithnjë me kënaqësi dhe i hapur për të gjithë qytetarët sikur për familjen e tij.

Ndryshe, familjar të Haxhiut, Krasniqi nga Juniku kanë përkrahur pa masë kampionin e tyre dhe kanë vajtur nga e mbarë Gjermania, madje edhe nga Kosova për të qenë pranë ringut, për këtë Haxhiu është shumë krenar dhe mirënjohës, sikur edhe për të gjithë publikun shqiptar e gjerman kudo që ishin ata.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *