Home / Lajme / Maqedoni / Hendbollistët maqedonas thirrje antishqiptare. Reagon Zgjohu dhe AK

Hendbollistët maqedonas thirrje antishqiptare. Reagon Zgjohu dhe AK

20 janar-Brohoritjet dhe kënga ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga hendbollistët maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të cilët u përfshinë në shoqërinë dhe festën me tifozët për të festuar fitoren në kuadër të Kampionatit evropian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi

Hendbollistët e reprezentacionit të hendbollit të Maqedonisë kanë brohoritur dhe kënduar mbrëmë këngë raciste dhe antishqiptare pas përfundimit të përballjes me Çekinë.

Brohoritjet dhe kënga ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga hendbollistët maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të cilët u përfshinë në shoqërinë dhe festën me tifozët për të festuar fitoren në kuadër të Kampionatit evropian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi, informon agjencia e lajmeve INA.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e mëhershme në kampionatin evropian në hendboll që mbahet në Serbi.

Kjo lëvizje kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.

“Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve. ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtarës së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja”, thekson Lëvizja “ZGJOHU”.

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll është i pastër etnikisht nga lojtarë maqedonas dhe pa ndonjë lojtarë të komuniteteve tjera.
Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër me keqardhje konstaton se në një komunikat se “në FYROM edhe për kundër vullnetit të mirë të shqiptarëve, pala sllavo folëse në çdo rast që i jepet për të fyer shqiptarët ajo këtë e bën!”.

Sipas saj, është për çdo kritikë qëndrimi në qeveri i partisë shqiptare në këso rastesh pa u konsultuar me bazën, gjegjësisht pa u konsultuar me ato që ua dhanë votën!

“Asnjëherë nuk reagojnë kur fyen shqiptarët! Është për çdo kritikë qëndrimi në qeveri i partisë shqiptare në pushtet pa pasur sens për bashkërenditje të qëndrimeve shqiptare! Janë të pa pranueshme deklaratat se ne duam por ata nuk duan, këto lojra fëmijësh duhet të ndërpiten një herë e për gjithmonë!”, thekson BSHM.

Kjo bashkësi kërkon me këmbëngulje, largimin e partisë shqiptare në pushtet nga qeveria aktuale, një tryezë të përbashkët për marrëveshje brendashqiptare.

“Të merret vendim i prerë nga të gjitha partitë shqiptare se me VMRO-DPMNE asnjë parti shqiptare nuk do të bën koalicion qeveritar. BSHM në Zvicër do të vazhdon me vëzhgimin e situatës dhe rrjedhave politiko-ekonomike në FYROM, nëse edhe më tutje partitë shqiptare nuk i përfillin kërkesat tona, ne do të nisim organizimin tonë në diasporë dhe do të vihemi hapur kundër partive në fjalë”, thekson në fund BSHM.

Aleanca Kuq e Zi ashpër dënon brohoritjet raciste antishqiptare të
tifozëve maqedonas, të cilëve kësaj radhe ju bashkangjitën edhe lojtarët ekombëtares henbollistike maqedonase. Aleanca Kuq e Zi në Maqedoni kërkon nga organet komeptente që sa më shpejtë të ndërmarrin masat e duhura kundër tifozëve dhe sportistëve, jo pse shqiptarët frikohen nga këto kërcënime por për faktin se pjesmarrja e kombëtares maqedonase nëkampionatin evropian financohet me mjete nga buxheti që grumbullohen edhe nga shqiptarët.Nëse dikush habitet, Aleanca Kuq e Zi e ka të qartë se pse maqedonasit pikërisht në Serbi frymëzohen për të brohooritur kësi lloj parullash.Për shkak të këtij mentaliteti të sllavo maqedonasve dhe serbëve Aleanca Kuq e Zi kërkon bashkimin e shqiptarëve. Nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masat e duhura kundër huliganizmit të tifozëve edhe të hendbollistëve maqedonas, kjo do të jetë dëshmi për pafuqinë e faktori politik shqiptar në Maqedoni, sepse opinioni e din se aktivistë të Aleancës Kuq e zi janë duke u përndjekur nga policia maqedonase vetëm pse
kanë vizatuar hartën e Shqipërisë së Madhe në Tetovë, thuhet ne reagimin e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *