Home / Sport / Henri, kthim i paimagjinueshëm

Henri, kthim i paimagjinueshëm

Francezi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë ndaj Lidsit dhe arriti të shënoj golin e vetëm të ndeshjes por vendimtar për skuadrën londineze.

Legjenda e Arsenalit, Tierri Henri, ka pranuar se ai kurrë nuk e ka imagjinuar se do të luajë përsëri për Arsenalin dhe për më tepër të shënojë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lids, të vlefshme për Kupën FA.
Francezi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe arriti të shënoj golin e vetëm të ndeshjes por vendimtar për skuadrën londineze.
“Kurrë nuk e kam menduar që unë do të luaj përsëri për Arsenalin, dhe unë kurrë nuk mendova se do të shënoja në ndeshjen kundër Lids”, tha lojtari për ESPN pas ndeshjes.
Ai u tregua modest për mikpritjen, duke iu përgjigjur sugjerimeve se ai po kthehet si një hero: “Kjo nuk ishte në planin tim, unë vetëm kërkova të vij dhe të ndihmoj ekipin çdo ditë.”
“Ekipi luajti mirë. Kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ata erdhën për tu mbrojtur dhe tifozët ishin të shqetësuar ndonjëherë, por ne e bëmë punën tonë”.
“Nuk e dija në do më vinte një shans i dytë para porte. Ndaj duhet të sigurohesh që ta përfitosh nga rasti dhe unë e bëra një gjë të tillë”.
Fitorja 1-0 e dërgoi Arsenalin në raundin e katërt të Kupës FA, ku do të takohet me rivalin nga Premier League, Aston Vila.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *