Home / Lajme / Maqedoni / Hovit: Parlamenti Evropian dëshiron negociata me Maqedoninë

Hovit: Parlamenti Evropian dëshiron negociata me Maqedoninë

22 janar-“Status kuoja e sotme nuk është e kënaqshme. Inkuadrimi i vendit është në interes të Britanisë së Madhe, të gjithë Bashkimit Evropian dhe të Greqisë”, deklaroi Hovit për Dojçe Velen.

Parlamenti Evropian e mbështet inkuadrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë drejt BE-së, thotë eurodeputeti dhe raportuesi britanik për Maqedoninë, Riçard Hovit, i cili në raportin për progresin e vendit për vitin 2011 kërkon datë konkrete për fillimin e negociatave inkuadruese.

“Status kuoja e sotme nuk është e kënaqshme. Inkuadrimi i vendit është në interes të Britanisë së Madhe, të gjithë Bashkimit Evropian dhe të Greqisë”, deklaroi Hovit për Dojçe Velen.

Sipas tij, kompromisi në kontestin rreth emrit është i rëndësishëm, por tani erdhi momenti për zhvillim në negociatat për inkuadrim në BE. Nuk parashikoi nëse kontesti për emrin do të tejkalohet.

“Negociatat e iniciuara nga KB-ja janë në rrjedhë dhe zgjidhja e kontestit për emrin nuk është në kompetencë të BE-së, por Evropa megjithatë ka përgjegjësi të kërkojë nga të dyja palët arritjen e kompromisit”, vlerëson Hovit.

Për raportin e Riçard Hovitit për progresin e Maqedonisë, pritet PE-ja të debatojë nga mesi i marsit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *