Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi:Bashkepunimi i Osmanit me Zaevin jo parimor

Ibrahimi:Bashkepunimi i Osmanit me Zaevin jo parimor

28 janar-Ideja e krijimit te unitetit kombetar nuk behet ne kete menyre por e kunderta: Ne kete menyre restaurohen metodat joproduktive te bashkpunimit me partite politike maqedonase. Nisur nga kjo shume shpejt do te kerkoj qe organet e partise te debatojne lidhur me bashkpunimin e metutjeshem me RDK-ne”, tha Orhan Ibrahimi.

Pas takimit të kryetarit të RDK-së dhe komunës së Gostivarit Rufi Osmani me nënkryetarin e LSDM-së dhe njëherësh kryetar I komunës së Strumicës Zoran Zaev, sot ka reaguar Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së Orhan Ibrahimi. Ai i pyetur lidhur me hartimin e një platforme të përbashkët mes RDK-së dhe LSDM-së u përgjigj:“Jam i habitur me këtë takim të realizuar në Strumicë në mes të kryetarit të RDK-së dhe nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev. Por une ju siguroj se PDSH asnjëherë nuk do të lejoj që të ketë platformë të përbashkët me ndonjë nga partite maqedonase qoftë LSDM qoftë VMRO, që nënkupton se ne si PDSH nuk mund të kemi platformë të përbashkët me ndonjë parti politike shqiptare e cila ka platformë të përbashkët qofte me VMRO qoftë me LSDM. Bashkëpunimet e kësaj natyre janë joparimore për shkak se në Maqedoni ende nuk është krijuar vetëdija për ndrrim të kursit politik që i margjinalizon shqiptarët. Ideja e krijimit të unitetit kombëtar nuk bëhet në këtë mënyre por e kundërta.Në këtë mënyrë restaurohen metodat joproduktive të bashkëpunimit me partitë politike maqedonase. Nisur nga kjo shumë shpejt do të kërkoj që organet e partisë të debatojnë lidhur më bashkëpunimin e mëtutjeshëm me RDK-në”, tha Orhan Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *