Home / Sport / Incidenti pas humbjes me Swansea: “Me vjen keq!”

Incidenti pas humbjes me Swansea: “Me vjen keq!”

Henry kerkon falje per sharjet ndaj tifozit te Arsenalit.

Thierry Henry i ka kerkuar falje tifozit te Arsenal per shfryrjen e tij pas disfates se fundit ne kampionat. Sulmuesi francez pranon se ka humbur durimin e tij pas humbjes te papritur te “Topcinjve” 3-2 me Swansea. Nje fans u ka bertitur lojtareve kur ata kane duartrokitur mbeshtetesit, qe kishin ardhur ne ate transferte, dhe Henry ka pranuar se ka humbur vetekontrollin.

“Isha vertete i shokuar dhe i zhgenjyer te dielen, dhe jo vetem ne rezultat”, ka thene Henry per “The Sun”. “Pas perfundimit te nje ndeshjeje shume te veshtire, insistova qe e gjithe skuadra te shkoje te duartrokase mbeshtetesit e Arsenalit. Kur mberrita para fansave tane, nuk e kuptova valen e ofendimeve, qe po merrte skuadra nga ata. Doja t’i thosha fansave ne fjale se kemi nevoje per mbeshtetjen dhe jo per ofendimet e tyre. Ndjenja ishte e drejte, por mund te ishte shprehur me mire. Prandaj dua t’i kerkoj falje atij tifozi te vecante per perdorimin e shprehjeve te papershtatshme. Nuk kisha qellim te keq apo kercenues dhe jam i ndergjegjshem se duhet te isha shprehur ne nje menyre me te qete. Kemi pasur momente te shkelqyera tek ky klub, por jemi te gjithe bashke ne kete gare. Na nevojitet mbeshtetja juaj ne momentet e mira, por me shume ne ato te keqija. Le te mbeshtesim skuadren kunder Manchester United te dielen dhe te mundohemi te marrim tre piket per t’u kthyer serish ne rrugen e duhur,” tha sulmuesi.

Nderkaq, Henry, do t’i shpetoje denimit per sherrin me tifozin e Arsenalit, pasi “Sky” ka vendosur te mos perserise pamjet televizive te ngjarjes. Shikuesit e fitores se 3-2 te Swansea ndaj “Topcinjve” kane pare Henry te reagoje ne nje menyre qe duket se ka ftuar tifozin te futet ne terrenin e lojes te “Liberty Stadium”. Arsenal insiston se grindja nuk ishte e forte dhe se Henry thjeshte i ka thene tifozit se duhet te mbeshtese skuadren pavaresisht rezultatit zhgenjyes. Por “Sportsmail” thote se “Sky Sports” eshte konsultuar me ekspert te leximit te buzeve per te deshifruar pergjigjen e francezit, te cilen ata e mohojne, dhe si rrjedhim ka vendosur te mos perserise pamjet. “Sky” gjithashtu ka refuzuar t’i leshoje pamjet medias dhe nuk ka qellim t’i transmetoje ato perseri. FA, e cila s’ka marre asnje ankim per incidentin, do te duhet te shohe pamjet para se te vendose se si do te veproje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *