Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov dhe Riker biseduan për kontestin për emrin dhe pritjet e Maqedonisë nga Samiti i NATO-s në Çikago

Ivanov dhe Riker biseduan për kontestin për emrin dhe pritjet e Maqedonisë nga Samiti i NATO-s në Çikago

18 janar-“Reagimi i Maqedonisë i aktgjykimit ishte për t’u përshëndetur dhe kontriboi ndaj krijimit të atmosferës më të mirë për tejkalimin e kontestit. U konstatua se të dy palët do të vazhdojnë ngushtë të bashkëpunojnë në drejtim të realizimit të qëllimit përfundimtar, anëtarësimi i plotëfuqishëm në Aleancë, dhe në këtë kontekst Riker e ka përshëndetur angazhimin shumëvjeçar dhe profesionalizmin e lartë të paqesorëve nga Maqedonia në misionet ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Gjendja aktuale në bisedimet me Republikën e Greqisë për tejkalimin e kontestit për emrin, në prag të Samitit të NATO-s në Çikago dhe pritjet e Maqedonisë nga ai, ishin tema kryesore e takimit të sotëm të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me zëvendësndihmësin sekretar shtetëror të SHBA-së, Filip Riker.

Siç kumtoi kabineti i shefit të shtetit, Ivanov e ka informuar Rikerin për rezultatin nga takimet që i dërguari i posaçëm Methju Nimic i ka konvokuar në Nju-Jork.

“Si zhvillim brengosës të ngjarjeve, presidenti Ivanov e potencoi mungesën e vullnetin te udhëheqësia greke që seriozisht të angazhohet për tejkalimin e kësaj çështjeje. Problemet objektive politike dhe ekonomike me të cilat ballafaqohet Republika e Greqisë nuk duhet të jenë arsyetim për kreun politik grek që të shmang iniciativa për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët”, thuhet në kumtesën dhe shtohet se presidenti ka pshprehur pakënaqësi nga vendimi i autoriteteve greke që ta ndërpresin praktikën e takimeve të drejtpërdrejta të nivelit të lartë mes dy shteteve.

Presidenti Ivanov e ka përsëritur gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë, si dhe deri tani, që aktivisht dhe me konstruktivitet të merr pjesë në procesin i cili po udhëhiqet në KB, dhe ka shprehur pritje se fqiu i ynë jugor do të tregojë përgjegjësi, konstruktivitet dhe në tërësi do ta respektojë Marrëveshjen kohore dhe aktgjykimin nga Haga.

Zëvendësndihmësi sekretar shtetëror i SHBA-së nga aan e tij e ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Uashingtonit, i cili mbetet i pandryshuar, e ai është se fuqimisht e përkrahin integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, se ajo i plotëson kushtet për anëtarësim dhe se të dy palët inkurajohen të vijnë deri te zgjidhja e pranueshme të ndërsjellë, me çka do të zhblokohet integrimi në Aleancë.

“Reagimi i Maqedonisë i aktgjykimit ishte për t’u përshëndetur dhe kontriboi ndaj krijimit të atmosferës më të mirë për tejkalimin e kontestit. U konstatua se të dy palët do të vazhdojnë ngushtë të bashkëpunojnë në drejtim të realizimit të qëllimit përfundimtar, anëtarësimi i plotëfuqishëm në Aleancë, dhe në këtë kontekst Riker e ka përshëndetur angazhimin shumëvjeçar dhe profesionalizmin e lartë të paqesorëve nga Maqedonia në misionet ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Në takimin janë konfirmuar marrëdhëniet partnere mes Republikës së MAqedonisë dhe SHBA-së, si dhe gatishmëria për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

Riker, i cili qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, duhet të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, me zëvendëskryeministren Teuta Arifi, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Nikolla Popovski dhe Fatmir Besimi, si dhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *