Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Maqedonia është kontruktive në procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin

Ivanov: Maqedonia është kontruktive në procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin

16 janar-
“Ne jemi konstruktiv në këtë proces dhe përfaqësuesi jonë i ka të gjitha instruksionet dhe infoamcionet që ne si kreu shtetëror ia kemi treguar. Mbetemi konsekuent në procesin, e dëshmojmë kontruktivitetin tonë dhe presim edhe pala tjetër që ta bëjë këtë”, tha presidenti Ivanov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë.

Maqedonia është kontruktive në procesin për gjetjen e zgjidhjes së emrit, e pastaj pritet edhe nga Greqia, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në vigjilje të raundit të ri të bisedimeve me ndërmjetësin e KB-së, Methju Nimic me përfaqësuesit e dy vendeve Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.

“Ne jemi konstruktiv në këtë proces dhe përfaqësuesi jonë i ka të gjitha instruksionet dhe infoamcionet që ne si kreu shtetëror ia kemi treguar. Mbetemi konsekuent në procesin, e dëshmojmë kontruktivitetin tonë dhe presim edhe pala tjetër që ta bëjë këtë”, tha presidenti Ivanov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë.

Ivanov thotë se edhe pse nlë opinion ndoshta krijohet perceptim ndryshe për bisedimet për shkak të ngecjes më të gjatë, procesi duhet të shikohet në tërësi.

“Kjo ngecje nga një periudhë më e gjatë ndoshta bën disa kuptime më të ndryshme, duke pasur parasysh gjithë procesin në tërësi. tashmë dy dekada zhvillohet kjo dhe gjithmonë jemi ne ata që i inicojmë, gjithmonë të vihet deri në zgjidhje për shkak të gjendjes së tyre aktuale”, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *