Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov në Kodrën e Diellit

Ivanov në Kodrën e Diellit

3 janar-Ka qenë e planifikuar që presidenti të qëndrojë dy tre ditë për pushime në Kodrën e Diellit, pas agjendës shumë të ngjeshur gjatë vitit të kaluar. Megjithatë pushimi i tij është ndërprerë pas vdekjes së ish kryetarit Kiro Gligorov dhe Ivanov sërish është kthyer në Shkup. Bëhet fjalë për vizitë të planifkuar”, tha Ejup Berisha, nga kabineti i kryetarit Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, ka zgjedhur pikën turistike Kodra e Diellit në Tetovë, që të kalojë pushimet dimërore. Ardhja e Ivanovit ka vënë në lëvizje Policinë e Tetovës e cila ka siguruar rrugët e qytetit dhe rrugën që çon në këtë qendër turistike.

Vizita e tij nuk ka qenë e paralajmëruar në media kurse lajmin për qëndrimin e tij në Kodrën e Diellit e kanë konfirmuar nga Policia e Tetovës. Nga kabineti i kryetarit Gjorgji Ivanov kanë konfirmuar qëndrimin e tij në Kodër të Diellit.

“Ka qenë e planifikuar që presidenti të qëndrojë dy tre ditë për pushime në Kodrën e Diellit, pas agjendës shumë të ngjeshur gjatë vitit të kaluar. Megjithatë pushimi i tij është ndërprerë pas vdekjes së ish kryetarit Kiro Gligorov dhe Ivanov sërish është kthyer në Shkup. Bëhet fjalë për vizitë të planifkuar”, tha Ejup Berisha, nga kabineti i kryetarit Ivanov.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *