Home / Lajme / Maqedoni / Jahjaga-Veljanovski: Integrimet euroatlantike e ardhmja e përbashkët

Jahjaga-Veljanovski: Integrimet euroatlantike e ardhmja e përbashkët

10 janar-
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski tha se kjo është vizita e tij e parë në Republikën e Kosovës dhe i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shumë të mira.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur të martën homologun e tij nga Maqedonia, Trajko Veljanovski, ndërkaq ky i fundit vlerësoi se Serbia duhet ta njoh realitetin e ri në Kosovë dhe të bëhet faktor paqeje e stabiliteti në rajon, raporton Telegrafi. Pas takimit me kryeparlamentarin Krasniqi, Veljanovski ndër të tjera tha se nevojitet më shumë bashkëpunim në mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërkaq, kryeparlamentari Krasniqi shprehu falënderimin e tij për vizitën e homologut Veljanoski në Kosovë, duke thënë se në të ardhmen do të ketë edhe takime tjera për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror.

Vlerësohen lartë marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni

Ndërsa në takimin me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Veljanovski ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në rajon.
Kryeministri Thaçi gjatë takimit ka vlerësuar lartë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i mëtejmë i këtyre dy vendeve fqinje do të shënojë ngritje dhe avancim të vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Në takim, kryeministri Thaçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të përmbushjes nga ana e të gjitha vendeve të rajonit të kritereve dhe standardeve të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski duke e falënderuar kryeministrin Thaçi për mikpritje është shprehur se Kosova dhe Maqedonia kanë ndërtuar marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe premtoi se vendi tij do të mbështesë Kosovën në proceset integruese.

Integrimet euroatlantike e ardhmja e përbashkët

Kryeparlamentari Veljanovski pasdite është pritur edhe nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Në takimin Veljanovski deklaroi se bashkëpunimi i gjithanshëm dhe veçanërisht bashkëpunimi ekonomik ndihmon të dyja vendet dhe është në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Jahjaga, duke i vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira, tha se ato janë edhe në interes të stabilizimit të rajonit.

Ajo u shpreh se Parlamentet e të dyja vendeve duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes tyre. “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë duhet të ta ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike, sepse kjo është e ardhmja e përbashkët”, tha Jahjaga. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski tha se kjo është vizita e tij e parë në Republikën e Kosovës dhe i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shumë të mira. Ai tha se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë asnjë çështje të hapur mes vete dhe se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat përfshirë atë të ekonomisë dhe të infrastrukturës. Veljanovski tha se është në interes të të gjitha vendeve të Ballkanit përshpejtimi i procesit të integrimit në strukturat euroatlantike dhe se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *