Home / Sport / Jusufi futbollist i ri i Shkëndijës

Jusufi futbollist i ri i Shkëndijës

‘Është e vërtetë se kemi firmosur me Jusufin dhe jemi të lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Nuk patëm kurfarë problem që të miremi vesh dhe menjëhrë firmosëm për gjashtë muaj, me hapsirë që të bashkëpunojmë edhe më shumë në të ardhmen, nëse ngelim të kënaqur nga pjesa e parë e kontratës. Bëhet fjalë për futbollist shumë interesant, kualitativ dhe të ri, i cili edhe pse ka pësuar një rënie të formës, presim që pikërisht në ekipin tonë të rrigjejë veten dhe të nxjerë në pah gjithë potencialin e padiskutueshëm që e posedon’, konfirmoi transferimin e fundit nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Pas një periudhe pak sa të qetë dhe pa shumë lëvizje, drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës në ditën e fundit të merkatos kanë bërë goditjen e rradhës. Skuadra kampione e Maqedonisë ka angazhuar sulmuesin Pëllumb Jusufi, me të cilin kanë firmosur kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm, me obsion që nëse palët mbesin të kënaqur, bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen. ‘Është e vërtetë se kemi firmosur me Jusufin dhe jemi të lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Nuk patëm kurfarë problem që të miremi vesh dhe menjëhrë firmosëm për gjashtë muaj, me hapsirë që të bashkëpunojmë edhe më shumë në të ardhmen, nëse ngelim të kënaqur nga pjesa e parë e kontratës. Bëhet fjalë për futbollist shumë interesant, kualitativ dhe të ri, i cili edhe pse ka pësuar një rënie të formës, presim që pikërisht në ekipin tonë të rrigjejë veten dhe të nxjerë në pah gjithë potencialin e padiskutueshëm që e posedon’, konfirmoi transferimin e fundit nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi. Sa i përket Jusufit bëhet fjalë për sulmues 23 vjeçar i lindur më 10 shkurt të viti 1988 në Pirok të Tetovës, i cili karrierën e ka nisur te Dinamo e Zagrebit në Kroaci.Nga skuadra e famshme kroate, Jusufi kalon në Slloveni te kampionët e atëhershëm NK Domazle, me të cilët zhvilloi dy paraqitje në Ligën e Kampionëve. Më vonë në mungesë të hapsirave në Slloveni, Jusufi vendosi të kalojë në kampionatin shqiptar ku luajti për Dinamon e Tiranës dhe Kastriotin e Krujës, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kampionatit çek. Lojat e mira të Jusufit bënë që ai të ftohet në kombëtaren e Kroacisë dhe përkundër faktit që kishte obsion Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai ka disa paraqitje për përfaqësuet e moshave të reja të Kroacisë, duke luajtur për U 17, U 19 dhe U 21. Kështu në vitin 2006 përderisa përfaqësonte kombëtaren e Kroacisë në një turne Evropian, interesim të madh për shërbimet e tij tregoi Borusia Dortmundi dhe skuadra tjera nga Italia e Franca, mirëpo më insistues u treguan drejtuesit e Shtutgardit me të cilët ishte fare pranë firmosjes, mirëpo në moment të fundit ky transferim për fat të keq dështoi. Jusufi ka si ëndër një ditë të luajë për Barcelonën, ndërsa futbollisti i tij i preferuar mbetet braziliani Ronaldinjo. Mbetet që ai në taborin e Shkëndijës të dëshmojë cilësitë e tij dhe të rringjallë karrierën e tij prespektive që viteve të fundit shënoi një rrënie. Pëllumb Jusufi është përforcimi i katërt i Shkëndijës, pasi kampionët në fuqi paraprakisht angazhuan Kemal Allomeroviqin, ndërsa nga e hëna pjesë e ‘kuqezinjëve’ janë edhe Ertan Demiri dhe sulmuesi nga Mali, Tamboura Mahambe.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *