Home / Sport / Kajtazi braktis Shkëndijën dhe transferohet në Katar

Kajtazi braktis Shkëndijën dhe transferohet në Katar

“Jam pritur shumë mirë në Doha. Kemi arritur marrëveshje që për pesë muajt e ardhshëm të jem pjesë e Qatar Sports Club, me mundësi të zgjatjes së saj”, është shpreur shkurt Adriatik Kajtazi, pas arritjes në kryeqytetin e Katarit.

Shkëndija e Tetovës mbeti pa njërin nga volejbollistët e saj më të mirë Adriatik Kajtazi, pasi kosovari ka vendosur të largohet drejt Katarit gjegjësishtë te skuadra e re Katar Sports Klub të qyetit Doha. Te skuadra e re, Kajtazi do ti bashkohet Gazmend Husajt i cili shkoi te kjo skuadër pas përfundimit të sezonin të kaluar, pasi me Shkëndijën fitoi kupën e Maqedonisë në voljeboll dhe kampionatin. “Jam pritur shumë mirë në Doha. Kemi arritur marrëveshje që për pesë muajt e ardhshëm të jem pjesë e Qatar Sports Club, me mundësi të zgjatjes së saj”, është shpreur shkurt Adriatik Kajtazi, pas arritjes në kryeqytetin e Katarit. Kajtazi, ka bërë një karrierë të pasur kombëtare dhe ndërkombëtare. Ish- volejbollisti i skuadrave kampione, Mabetex-it, Studentit të Tiranës, Pallavollo Luganos, AKPA Te Luzha, Shkëndijës së Tetovës, si dhe anëtar i përfaqësueses së Shqipërisë, tani te ekipi i ri i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij Gazmend Husajt, i cili kishte shtegtuar në Doha në nëntor të vitit të shkuar. Kajtazi dhe Husaj ishin në mesin e volejbollistëve më të merituar në suksesin historik të Shkëndijës së Tetovës, e cila vitin 2011 arriti që të fitojë kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *