Home / Lajme / Maqedoni / Kapital Bank, me ekspoziturë në Tetovë

Kapital Bank, me ekspoziturë në Tetovë

12 janar-Në hapjen solemne kanë marrë pjesë anëtarët e bordit drejtues Aco Ilievski, Igor Stojnev, Stanimir Krustev dhe kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti. “Tetova është një ndër qytetet më të zhvilluara në Maqedoninë perendimore. Me hapjen e ekspoziturës së re, qëllimi është që të ndihmohet zhvillimi I biznesit në shoqëri si dhe tju mundoësohet një qasje me efikase dhe më bashkëhore klientëve

Prej sot filloi të funksionojë ekspozitura e parë e Kapital Bankës në Tetovë. Në mënyrë solemne ekspozitura e parë në qytetin e Tetovës është hapur në qendër të këtij qyteti ndërsa do të ofrojë të gjithë shërbimet bankare. Në hapjen solemne kanë marrë pjesë anëtarët e bordit drejtues Aco Ilievski, Igor Stojnev, Stanimir Krustev dhe kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti. “Tetova është një ndër qytetet më të zhvilluara në Maqedoninë perendimore. Me hapjen e ekspoziturës së re, qëllimi është që të ndihmohet zhvillimi I biznesit në shoqëri si dhe tju mundoësohet një qasje me efikase dhe më bashkëhore klientëve. Banka ka për qëllim që tju ofrojë klientëve shërbime të reja dhe më të mira, beneficione shtesë duke ndjekur trended evropiane për shërbime bankare nmoderne. Do të fokusohemi në dhënien e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mësme të cilët do të stimulojnë rritje ekonomike dhe punësime të reja”, tha Ilievski. Kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, tha se kjo bankë me përvojën e saj ka vendosur ofertën e vet bankare me një klientelë të gjërë duke reflektuar seriozitet dhe përgjegjësi. “Me një përvojë 15 vjeçare të funskionimit në Maqedoni, kjo bankë tashmë ka vendosur ofertën e vet bankare në një klientelë të gjërë duke reflektuar seriozitet dhe përgjegjësi. Me hapjen e filiales edhe në Tetovë, qytetarëttanë iu mundësohen shërbime bankare cilësore, sidomos në zferën e zhvillimit të biznesit. Kjo është një mundësi e mirë për të qenë pjesë e shërbimeve bankare të ofruara për kompanitë e vogla dhe të mesme dhe për të qenë pjesë e shërbimeve tjera standard”, tha bexheti.Ndërkohë në këtë ekspoziturë do të jenë të punësuar 6 persona, ndërsa pritet që më pas të hapet edhe një ekspoziturë në Tetovë.Në hapjen solemne u tha se Kapital Bank, ka një përvojë 15 vjeçare në tregun e Maqedonisë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *