Home / Sport / Kapiteni ’kuqezi’ optimist: ‘Dua klimë pozitive’

Kapiteni ’kuqezi’ optimist: ‘Dua klimë pozitive’

‘Unë gjithmonë e kam thënë dhe po e përsëris se në ekip duhet të mendojmë pozitivisht. Atmosfera është në nivel, mirëpo unë dua që të gjithë ta fusim në kokë se mund ta arrijmë Vardarin në pozitën e parë. D.m.th. të punojmë maksimalisht dhe të besojmë në potencialin e ekipit tonë. Dua klimë pozitive, por jo vetëm sa për ta thënë, por këtë duhet ta ndjejmë në çdo moment, por të bëjmë që edhe jashtë të ndjehet një gjë e tillë. Mbase kjo do të ndikonte në rritjen e moralit të të gjithë futbollistëve, për të qenë të gatshëm të sulmojmë mbrojtjen e titullit të kampionit’, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës tani më disa ditë është duke realizuar përgatitjet dimërore. Në fazën e parë si zakonisht rëndësi i kushtohet përgatitjes fizike dhe në këtë drejtim futbollistët më shumë janë të angazhuar në vrapime të thata, si dhe në palestër për ngritje të peshës. Risia e parë deri tani është Kemal Allomeroviq, i cili është kthyer në Tetovë dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me Shkëndijën. Atmosfera në ekip është në nivel, ndërsa kapiteni ‘kuqezi’ Nebi Mustafi kërkon që përmes një klime pozitive gjatë përgatitjeve dimërore, skuadra të arrijë kulmin e formës së saj, për të sulmuar në pranverë kreun e renditjes. ‘Mund t’i vlerësojmë si pozitive këta ditë që jemi duke punuar. Normal kjo është pjesa më e rëndë për futbollistët, pasi vrapimet pos që janë të vështira, ata edhe janë monotone. Por pikërisht tani do kisha thënë ‘mbushen bateritë’ për atë që na pret gjatë gjithë vitit. Prandaj duket se të gjithë e kanë kapur me serozitet këtë punë dhe mund të shpresojmë që vetëm kështu të vazhdojmë në të ardhmen’, sqaroi Mustafi, duke shtuar. ‘Unë gjithmonë e kam thënë dhe po e përsëris se në ekip duhet të mendojmë pozitivisht. Atmosfera është në nivel, mirëpo unë dua që të gjithë ta fusim në kokë se mund ta arrijmë Vardarin në pozitën e parë. D.m.th. të punojmë maksimalisht dhe të besojmë në potencialin e ekipit tonë. Dua klimë pozitive, por jo vetëm sa për ta thënë, por këtë duhet ta ndjejmë në çdo moment, por të bëjmë që edhe jashtë të ndjehet një gjë e tillë. Mbase kjo do të ndikonte në rritjen e moralit të të gjithë futbollistëve, për të qenë të gatshëm të sulmojmë mbrojtjen e titullit të kampionit’, u shpreh kapiteni Mustafi. Futbollistët e Shkëndijës, pasi katër ditët e para të përgatitjeve realizuan nga dy seanca stërvitore në ditë, të hënën janë të lirë, ndërsa nga e marta do të vazhdojnë procesin stërvitor. ‘Pushimi dimëror e ka bërë të veten, megjithse secili prej neve ka tentuar që mos të humbë shumë nga përgatitja që kishim. Normal që kur vjen pas pushimit ndjehet më shpejt lodhja, posaçërisht kur bëhet fjalë për një rritëm të këtillë si që aplikon stafi jonë teknik. Normal që kjo ditë e lirë na erdhi mirë, ndërsa prej të martën nisim me tempo edhe më të shtuar. Patjetër të realizojmë përgatitje sa më cilësore, për të qenë të gatshëm për vazhdimin e sezonit’, tha numri ‘4’ i Shkëndijës, duke shtuar se pret ekipi të arrijë kulmin në përgatitjet në Antali të Turqisë. ‘Gjithmonë e kam thënë se zhvillimi i ndeshjeve kontrolluese me skuadra të forta të huaja është shumë pozitive për ekipin tonë. Ne tani më e kemi zakon që të përballemi në takime të këtilla dhe shpresoj që përsëri të marrim shumë fryte nga kjo gjë. Futbollistët kanë motiv të madh të përballen në takime të këtilla dhe vetëm kështu mund të nxiret maksimumi nga secili. Pres që të arrijmë maksimumin e formës sonë pikërisht përmes ndeshjeve të forta kontrolluese në Antali dhe pastaj të provojmë që atë nivel ta bartim në ndeshjet kampionale. Nëse bëjmë një gjë të tillë, edhe përkundër negativës prej 8-të pikëve, unë besoj se Vardari nuk është i paarritshëm dhe Shkëndija ka forcë për të mbrojtur titullin e kampionit’, përfundoi futbollisti më me përvojë i skuadrës tetovare, Nebi Mustafi.

Priten disa përforcime

Shkëndija deri tani ka angazhuar vetëm Kemal Allomeroviqin, ndërsa sipas drejtuesve të klubit këto ditë pritet që skuadrës t’i bashkohen edhe disa futbollistë. ‘Po pritet të kemi përforcime dhe ne jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim. Nuk është fshehtësi se bisedojmë me Demirin, por në kombinim janë edhe të tjerë futbollistë. Kemi disa obsione për futbollistë të huaj dhe së shpjeti do të qartësohet gjithçka në këtë drejtim. Njëkohësisht ne i kushtojmë rëndësi edhe punës me të rrinjë, për të krijuar një brez të ri që do të forcohet në të ardhmen’, deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *