Home / Lajme / Maqedoni / Kërkesa për regjistrim popullsie në 2012

Kërkesa për regjistrim popullsie në 2012

5 janar-Zërat për mbajtjen e operacionit të numërimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni janë shtuar pas dështimit të regjistrimit të vitit të kaluar, i cili u shpallë i pavlefshëm nga Qeveria, për shkak të dështimeve teknike dhe operacionale, por edhe ndezjes së debateve politike dhe ndëretnike.

Partitë politike opozitare vazhdojnë me kërkesën që gjatë këtij viti të mbahet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni.

Zërat për mbajtjen e operacionit të numërimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni janë shtuar pas dështimit të regjistrimit të vitit të kaluar, i cili u shpallë i pavlefshëm nga Qeveria, për shkak të dështimeve teknike dhe operacionale, por edhe ndezjes së debateve politike dhe ndëretnike.

Partitë opozitare maqedonase kërkojnë që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Maqedoni të mbahet prej 1 – 15 prill të vitit 2012.

Ky propozim ka mbërritur me kërkesën e partive opozitare Lidhja Social Demokrate dhe aleatët e saj PRSD, Partia Liberale, Partia për Ardhmëri Evropiane (PEI), të cilat bashkërisht kanë dorëzuar Propozim-Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive.

Deputetja e LSDM-së, Ana Pavlovska – Daneva theksoi se në rast se Qeveria pranon regjistrim në pranverë, ajo atëherë do të hedhë poshtë të gjitha spekulimet se ka pasur falsifikim në regjistrimin e dështuar të muajit tetor.

Në rast se nuk pranohet propozimi i opozitës, ajo theksoi se atëherë del në sipërfaqe vlerësimi se rreth regjistrimit nuk ka probleme teknike por mosmarrëveshje midis koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

VMRO-DPMNE theksoi se ky hap i opozitës është i panevojshëm dhe i dëmshëm dhe që mund të shkaktojë pasoja politike ndaj sfidave shtetërore dhe kombëtare të vendit.

Partitë opozitare shqiptare kërkojnë mbajtjen e regjistrimit, mirëpo duke përcaktuar që data e mbajtjes të jetë muaji korrik i vitit 2012, me qëllim që në vend të përfshihen edhe qytetarët shqiptarë që përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) si muaj më të preferuar e sheh muajin korrik, kur në vend janë emigrantët që vijnë për pushime. Por, kjo kërkesë nuk ka hasur në mbështetje tek partitë e tjera, të cilat nuk kanë komentuar këtë propozim.

Qeveria aktuale siç mësohet jozyrtarisht nuk dëshiron që së shpejti të mbahet regjistrimi, por ajo do të nis me një debat më të gjërë për tejkalimin e të gjitha dallimeve dhe mosmarrëveshje për të mbajtur një proces të rregullt statistikor të regjistrimit të popullsisë, por duke mos caktuar afate për mbajtjen e tij. INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *