Home / Sport / Koment: Por a i trukonte dot Kuzhe i vetem ndeshjet?

Koment: Por a i trukonte dot Kuzhe i vetem ndeshjet?

Nuk eshte hera e pare dhe sipas gjasave as e fundit qe ndeshje te kombetares dyshon te trupuara. Sic eshte shkruar ne mediat greke dhe shqiptare nje fare “portugezi” ka permendur edhe trajnerin e Shqiperise, qe korrespondon me emrin e Josip Kuzhese, duke thene se kish folur me te ne telefon e se me dy miqesoret (me Argjentinen dhe Malin e Zi) mund te luhej fuqishem ne baste.

Lajmi qe vjen nga Greqia, ku sapo ka shperthyer nje tjeter skandal bastesh, por qe prek edhe kombetaren shqiptare nuk mund te na beje indiferent dhe pa komentuar kete ceshtje. Nuk eshte hera e pare dhe sipas gjasave as e fundit qe ndeshje te kombetares dyshon te trupuara. Sic eshte shkruar ne mediat greke dhe shqiptare nje fare “portugezi” ka permendur edhe trajnerin e Shqiperise, qe korrespondon me emrin e Josip Kuzhese, duke thene se kish folur me te ne telefon e se me dy miqesoret (me Argjentinen dhe Malin e Zi) mund te luhej fuqishem ne baste.

OK, fakti qe dy persona te perfshire ne trukime ndeshjesh dhe qe ishin pjese e nje grupi te etiketuar “mafioz” permendin gjate bisedave te tyre telefonike kombetaren shqiptare dhe trajnerin (pa emer) eshte shume komprometuese. Mirepo, na lind e drejta t’i bejme nje analize fakteve te dala ne drite nga pergjimet, por edhe te vertetojme nese ato cfare jane shkruar e jane pergjuar, perputhen me realitetin.

Qe Josip Kuzhe ishte nje qejfli i kumarit, kjo dihet nga te gjithe ne Shqiperi. Vete kroati e ka pranuar edhe ne prononcimet per median shqiptare. Edhe qe ai mund te bente ndonje mekat te vogel, duke vene ndonje skedine ne fundjave, dihet. Tek e fundit nje pjese e mire trajneresh ne Shqiperi e ben nje gje te tille dhe askush nuk e can koken nese kjo eshte e drejte ose jo ne aspektin moral.

Por a do te mund ta bente ai nje gje te tille i vetem? Qe Josip Kuzhe te trukonte ndeshje te Kombetares shqiptare, tingellon disi e veshtire. Kjo sepse nuk ka ndodhur deri me sot qe nje trajner te trukoje ndeshje. Ai nuk luan ne fushe. Nese ndeshja eshte luajtur ne baste, rrjedhimisht kjo mund te jete bere nga lojtaret e ndoshta edhe trajneri mund te kete qene ne dijeni. Pas publikimit te pergjimeve, te gjithe u versulen drejt Kuzhese, duke i drejtuar gishtin si koka e trukimeve. Askush nuk ka permendur emra lojtaresh apo te kete ngritur dyshime mbi performancen njerit apo tjetrit. Te gjithe po merren me trajnerin. Gjithsesi, eshte mire qe t’i bejme nje analize te ftohte gjithe ngjarjes. Deri tani nuk ka pasur asnje reagim nga protagonistet e atyre dy ndeshjeve.

Vetem FSHF eshte mjaftuar me nje deklarate, duke hedhur poshte te gjitha akuzat. Ajo cka kane zbuluar mediat greke deri tani nuk perbejne nje prove te forte per te kryqezuar Josip Kuzhene. Realisht, shpresoj qe te kete nje hetim dhe qe te zbardhet e verteta. Dhe te gjithe shpresojme qe kete here te kete konkluzione, si kurre me pare dhe nese ka pasur fiksime rezultatesh, ata qe e kane bere nje gje te tille te shkojne para drejtesise. Sigurisht, e kemi per detyre te ngreme dyshime per faktet e zbardhura, por medaljen duhet ta shohim nga te dyja anet. Edhe nese nuk na pelqen njera ane duhet te jemi te drejte dhe t’i themi gjerat sic jane. Kuzhe eshte larguar nga Shqiperia dhe nuk eshte me trajner i kombetares, por kjo nuk eshte nje arsye qe te hedhim balte dhe ta silurojme.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *