Home / Lajme / Maqedoni / Komunikacioni rrugor i vështirësuar, ndalesë për kamionë në Jazhincë

Komunikacioni rrugor i vështirësuar, ndalesë për kamionë në Jazhincë

26 janar-Sipas Drejtorisë për punë hidrometerologjike DPHRM, moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Do të ketë edhe paraqitje të ngricës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior e cila do të kushtëzojë shfaqje të borës.

Të reshurat e borës rreth shtetit e vështirësojnë komunikacionin, por tani për tani nuk shkaktojnë probleme më të mëdha në lëvizjen e trafikut ndërurban, hekurudhor dhe ajror.

Komunikacioni në akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohet në kushte dimërore, i ngadalësuar dhe i vështirësuar nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës nëpër rrugë për shkak të reshjeve të borës në orët e hershme të mëngjesit.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese është vendosur në drejtimin rrugor Jazhincë – kalimi kufitar Jazhincë dhe Berovë-Strumicë.

Në aksin rrugor Kriva Pallankë-kalimin kufitar Deve Bair për automjete të rënda transportuese ishte e obligueshme pajisja dimërore për shkak të mbetjes së borës nëpër rrugët.

Aksi rrugor Gjevgjeli – Smërdliva Voda është i kalueshëm, ndërsa pjesa tjetër e rrugës deri te ski qendra Kozhuf ende po pastrohet.

LAMM të gjithë shoferëve u rekomandon ngjarje të kujdesshme në kushte të vështirësuara të komunikacionit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes nëpër rrugë të rrëshqitshme dhe mbajtje të distancës mes automjeteve. Kujdes në akset rrugore Mavrovë – Dibër – Strugë, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka rrëshqitje të shpeshta të dheut.

Nga Stacioni ndërurban i autobusëve në Shkup informojnë se transporti i autobusëve po zhvillohet normalisht, pa vonesa më të mëdha në nisjen dhe arritjen e autobusëve. Me vonesa minimale po zhvillohet edhe komunikacioni hekurudhor, kumtojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup. Normalisht po zhvillohet edhe komunikacioni ajror, pa shtyerje të flutirimeve dhe aterimeve të parapara në aeroportin “Aleksandri i madh” në Shkup.

Ekipet e shërbmit dimëror të Qytetit të Shkupit natën e kaluar hodhën 46 tonë kryp në rrugët e qytetit, informon Qyteti i Shkupit.

Bora është pastruar në rrugët kryesore, urat, mbikalimet dhe nënkalimet dhe nga të ashtuquajturat “pikat e zeza” që të parandalohet paraqitja e ngricës.

Shtabi i krizës së shërbimit dimëror të Qytetiti të Shkupit edhe gjatë ditës së sotme do ta ndjekë situatën në terren dhe do të intervenojë sipas nevojës.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometerologjike DPHRM, moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Do të ketë edhe paraqitje të ngricës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior e cila do të kushtëzojë shfaqje të borës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në zero, ndërsa e ditës prej minus pesë deri në një gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me borë të përkohshme, veçanërisht në orët e paradites. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura mëngjesit do të ulet deri në minus dy, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus një gradë Celsius.

Prej të premtes vijon mot kryesisht i kthjelltë, stabil dhe i ftohtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *