Home / Lajme / Maqedoni / Kongres mbarëkombëtar i bashkive dhe komunave të udhëhequra nga shqiptarët në katër shtete

Kongres mbarëkombëtar i bashkive dhe komunave të udhëhequra nga shqiptarët në katër shtete

28 janar-“Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e pranoi iniciativën e zëvendëskryeministrit Xhaferi gjatë takimit të tyre në Shkup me 17 janar të vitit 2012, për mbajtjen e një kongresi mbarëkombëtar të të gjitha komunave (njësive të vetëqeverisjes lokale), të cilat udhëhiqen nga kryetar shqiptar, ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Me nismë të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë të angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, kryetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi do të mbajnë një Kongres mbarëkombëtarë, në të cilin do të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe komunave që udhëhiqen nga shqiptarët në të katër shtetet.

Nisma është ngritur nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi gjatë takimit të fundit të realizuar në Shkup.

“Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e pranoi iniciativën e zëvendëskryeministrit Xhaferi gjatë takimit të tyre në Shkup me 17 janar të vitit 2012, për mbajtjen e një kongresi mbarëkombëtar të të gjitha komunave (njësive të vetëqeverisjes lokale), të cilat udhëhiqen nga kryetar shqiptar, ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Iniciativës për një Kongres mbarëkombëtar i është bashkangjitur edhe kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti pas takimit me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *