Home / Lajme / Maqedoni / Konstituohet dega e RDK-së në Gostivar

Konstituohet dega e RDK-së në Gostivar

13 janar-Jam thellë i bindur se me një bashkëpunim të mirë do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët e këtij vendi, gjë që është qëllimi kryesor i Rilindjes Demokratike Kombëtare”, theksoi Afrim Iljazi në fjalimin e ti, pas emërimit.

Kuvendarët e degës së RDK-së në Gostivrar me aklamacion zgjodhën për kryetar dege me aklamacion zgjodhën kryetar dege Afrim Iljazin, të propozuar nga kryetari Rufi Osmani. Krahas kryetarit, kuvendarët zgjidhën edhe kryesinë 23 anëtarëshe.

“Duke qenë i ndërgjegjshëm se përgjegjësia më takon mua si kryetar partie, më lejoni që të rekomandoj persona për vendet udhëheqëse, në këtë rast për kryetar dege e në të ardhmen për poste tjera të rëndësishme udhëheqëse dhe ju t’i përkrahni ato kandidatura. Unë do të mbaj përgjegjësinë në rast të rezultatit të dobët zgjedhor dhe do të dal para jush duke ju thënë urdhëroni propozoni dikend tjetër në vendin tim. Objektivi është i qartë, pra të zgjedhim njerëz më meritor duke respektuar kriteret që i kemi përcaktuar së bashku”, theksoi kryetari Osmani duke sqaruar se kryesia e degës që do të zgjidhet nuk duhet të ketë persona të cilët janë bartës të posteve siç janë këshilltarë, drejtorë ose funksionarë të tjerë në administratën komunale.

“Me këtë ne japim një mesazh të aqrtë se RDK nuk është parti e burokratizuar, nuk është klika e Rufi Osmanit dhe se për postin e përgjegjshëm siç është posti I kryetarit të degës, kam vendosur të propozoj një person me CV të respektueshme profesionale, i cili ka pasur dhe ka angazhime me sektorin civil, faktorin ndërkombëtar, i cili është person me ngritje adekuate shkollore dhe i cili do të duhet të jetë një urë ndërlidhëse ndërmjet gjeneratës më të moshuar, gjeneratës së re dhe asaj të mesme të cilës ai i takon” theksoi mes tjerash lideri Rufi Osmani.

“Falënderoj kryetarin per besimin që ma dha, si dhe kuvendarët për mbështetjen. Për mua është një nder i madh, por nga ana tjetër është një sfidë dhe një përgjegjësi tepër e madhe. Unë nuk kam përvojë politike, por një kohë të gjatë jam aktiv në sektorin civil. Gjatë aktivitetit tim në këtë sektor jam njohur drejtpërsëdrejti të njihem me nevojat e qytetarëve dhe ato t’i përcjelli deri në nivelin më të lartë të vendimmarrjes. Duke njohur problemet e qytetarëve, do të kontribuoj në realizimin e programit politik të RDK-së. Jam i bindur se me një bashkëpunim, komunikim të gjerë do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat dhe do t’ia arrijmë qëllimit. Jam thellë i bindur se me një bashkëpunim të mirë do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët e këtij vendi, gjë që është qëllimi kryesor i Rilindjes Demokratike Kombëtare”, theksoi Afrim Iljazi në fjalimin e ti, pas emërimit.

Afrim Iljazi është pedagog i diplomuar. Ka MBA nga New York College në Greqi dhe është kandidat për doktor shkence në fushën e edukimit special.
Kuvendarët zgjodhën edhe kryesinë e degës e cila numëron 23 anëtarë, prej të cilave 5 janë femra.

Nëpër qytetet tjera të Maqedonisë, të banuara me shqiptarë, janë në vijim e sipër aktivitetet për konstituiv të degëve të RDK-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *