Home / Lajme / Maqedoni / Kralev:UEJL para USHT-së

Kralev:UEJL para USHT-së

31 janar-“Universitetet publike, kushtimisht dhe në përgjithësi, janë para se gjithash universitetet private”, tha Kralev. Por, ka edhe përjashtime, p.sh. Universiteti Shtetëror i Tetovës është prapa Universitetit të Evropës Juglindore.

Ministria e Arsimti dhe Shkencës e ka marrë rang-listën nga Universiteti Xhaotong në Shangaj, i cili viteve të kaluara i ka renditur institucionet e akredituara publikë dhe privatë në Maqedoni.
I pari në listën nga 19-të universitetet është Universiteti “Shën Cirili e Metodi”. Ministri Pançe Kralev në takim me gazetarët nuk deshi të publikojë hollësi sepse ato do t’i publikojë së shpejti në konferencë për shtyp.
“Universitetet publike, kushtimisht dhe në përgjithësi, janë para se gjithash universitetet private”, tha Kralev. Por, ka edhe përjashtime, p.sh. Universiteti Shtetëror i Tetovës është prapa Universitetit të Evropës Juglindore.
Kriteret sipas të cilave është bërë renditja janë cilësia dhe efikasiteti i mësimit, hulumtimet, kushtet sociale, përqindja e titujve, profesorët dhe aspekte të tjerë të fakulteteve të institucioneve.
Ky është krahasimi i parë zyrtar i institucioneve të arsimit sipëror në vend. për të cilën MASH-i ka paguar rreth 100.000 dollarë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *