Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u takua sot me drejtorin e përgjithshëm të BE-së për zgjerim, Stefano Sanino

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u takua sot me drejtorin e përgjithshëm të BE-së për zgjerim, Stefano Sanino

17 janar-Ahmeti theksoi që pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave me BE në dhjetor të vitit të kaluar, partnerët e koalicionit kanë fokusuar të gjitha përpjekjet drejt NATO-së duke u angazhuar për lëvizje të procesit para samitit të NATO në Çikago.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka
vazhduar takimet me përfaqësues të lartë të komunitetit ndërkombëtar, duke takuar sot në Shkup Stefano Sanino, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim pranë Bashkimit Evropian.

Sanino falëminderoi kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti për kohën dhe e informoi për qëndrimet e Bashkimit Evropian për sa i përket proçesit të hapjes së negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e Brukselit që Maqedonia ta mbajë gjallë agjendën evropiane dhe të vazhdojë përpjekjet për të arritur standardet e kërkuara.

Ali Ahmeti tha që i takon kampusit të politikbërësve optimist për sa i përket integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe tha se kufijtë që nga Athina e gjer në Stokholm duhet të largohen dhe e gjitha të bëhet Evropë ku njerëzit do të jetojnë të lirë, pa kufi dhe njerëzit e mallrat do të qarkullojnë të lirë. Njëkohësisht, situata në Bashkimin Evropian nuk do të vështirësohet nëse vendet e rajonit i bashkangjitën BE-së.

Ahmeti theksoi që pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave me BE në dhjetor të vitit të kaluar, partnerët e koalicionit kanë fokusuar të gjitha përpjekjet drejt NATO-së duke u angazhuar për lëvizje të procesit para samitit të NATO në Çikago.

Sanino shprehu shpresën që e gjithë shoqëria, bashkë me të gjithë faktorët politik në Maqedoni, të ndajnë optimizmin e Ahmetit dhe theksoi nevojën që të gjithë të rreshtohen pas agjendës evropiane duke arritur një vullnet gjithëpërfshirës në Maqedoni për ta integruar vendin. BE do të vazhdojë ta përqëndroj fokusin e agjendës evropiane në disa fusha të rëndësishme si reformat në gjyqësor, lufta kundër korupsionit dhe krimit të organizuar, liria e shprehjes, administrata
publike dhe harmonizimi i integrimit të dy komuniteteve më të mëdha.

Për arsye të avancimit të reformave, Bashkimi Demokratik për Integrim është angazhuar në këtë bashkëqeverisje që të menaxhojë me një pjesë të madhe të ministrive që kanë të bëjnë me reformat e kërkuara nga NATO dhe BE.

Ahmeti theksoi që procesi integrues varet nga zgjidhja e çështjes së emrit dhe që shqiptarët në Maqedoni përkrahin përfundimin e negociatave, por jo edhe me çmim të cenimit të autoktonisë së tyre në këto troje, kështu që nuk pranojnë emërtime si Republika Sllave e Maqedonisë,
Republika Kombëtare e Maqedonisë, etj.

Ahmeti nënvizoi kompromisin e shqiptarëve që Maqedonia të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare me referencën e përkohshme IRJM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *