Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i BDI-së, Ahmeti në drekë pune me ambasadorin britanik Ivon

Kryetari i BDI-së, Ahmeti në drekë pune me ambasadorin britanik Ivon

16 janar-mbasadori Ivon gjithashtu shprehu interesim rreth pasojave të mundshme në rast të zvarritjes së zgjidhjes së çështjes së emrit dhe Kryetari Ahmeti me këtë rast tha se pasojat në rrafshin ekonomik mund të parashihen, por nuk përjashtohen edhe tensione ndëretnike si dhe provokime nga grupet që nuk ia duan të mirën Maqedonisë dhe rajonit.

Në Rezidencën e Ambasadorit Britanik në Shkup sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ishte i ftuar për drekë pune me Ambasadorin Kristofer Ivon.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ivon, siç thuhet në kumtesën e BDI-së shkëmbyen opinione rreth situatës politike në vend në vigjilje të samitit të NATO-së në Çikago në maj të këtij viti.

Ahmeti theksoi rëndësinë e madhe që ka anëtarësimi i Maqedonisë në NATO për vendin dhe për rajonin.

Njëkohësisht, kryetari Ahmeti foli edhe për pasojat e mëdha që mund të ketë vendi në rrafshin ekonomik si dhe të stabilitetit në rast të zvarritjes së mëtutjeshme të proçesit.

Për të arritur këtë objektiv, Ahmeti ftoi edhe Ambasadorin dhe vëndin e tij që ta mbështes rrugëtimin e Maqedonisë për në NATO sepse komuniteti ndërkombëtar ka investuar shumë në paqën dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit, andaj, në përfundim të procesit, do të duhet që bashkësia ndërkombëtare të mobilizohet edhe një herë në ndihmë të integrimit të vendit në aleancën veriatlantike.

Ambasadori britanik ritheksoi përkrahjen e vëndit të tij për proceset
integruese euroatlantike të Maqedonisë dhe theksoi nevojën që procesi negociues midis palëve të vazhdojë me shpresë që Maqedonia të bëhët pjesë e agjendës së samitit të NATO në Çikago.

Ambasadori Ivon gjithashtu shprehu interesim rreth pasojave të mundshme në rast të zvarritjes së zgjidhjes së çështjes së emrit dhe Kryetari Ahmeti me këtë rast tha se pasojat në rrafshin ekonomik mund të parashihen, por nuk përjashtohen edhe tensione ndëretnike si dhe provokime nga grupet që nuk ia duan të mirën Maqedonisë dhe rajonit.

Kryetari Ahmeti përkujtoi Ambasadorin Ivon për një deklaratë të ish
ministrit britanik Denis Mekshejn, i cili me rastin e negociatave për
procesin e decentralizimit nëfund të vitit 2003 doli para parlamentit
duke theksuar që koha është 5 minuta në dymbëdhjetë dheMaqedonia duhet të hip në tren ose do ta humbas trenin. Një interesim i tillë I bashkësisë ndërkombëtare i nevojitet Maqedonisë dhe rajonit përsëri.

Për fund, Ahmeti siguroi Ambasadorin se BDI-ja do të vazhdojë me realizimin e reformave dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore se pse BDI është përcaktuar që të drejtojë dikasteret të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me reformat që kërkohen nga NATO dhe BE.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *