Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Rufi Osmani në vizitë në Strumicë

Kryetari Rufi Osmani në vizitë në Strumicë

26 janar-Momentet e reja të kompetencave ligjore, toka ndërtimore, ligjet e reja për ndërtim, ligjet me kompetencat e reja të komunave, mundësojnë nevojën për të shkëmbyer përvojat nga puna e përditshme, për shkak se teoria e definuar me ligj është një çështje, ndërsa praktika dhe pragmatika nga puab e përditshme është sfidë për ne kryetarët dhe udhëheqësit e sektorëve dhe seksioneve të vetadministrimit lokal – shtoi Zaev.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë realizoi takimin e parë zyrtar në Strumicë dhe u takua me kryetarin e komunës së Strumicës, Zoran Zaev dhe udhëheqësit e Sektorëve në komunën e Strumciës.

“Unë jam i nderuar që sot jam mysafir i Strumicës dhe i zotit Zoran Zaev, i cili është simbol i një kryetari të suksesshëm. Temat për të cilat diskutuam janë me interes të përbashkët për të dy komunat. Sfida të cilat bazohen në rregullativën ekzistuese ligjore. Të gjithë ne ballafaqohemi me probleme dhe sfida të cilat bazohen në rregullativën ekzistuese ligjore dhe në faktin që ne nuk kemi tretman adekuat nga pushteti qendror në të gjitha pjesët e menaxhimit tonë, posaçërisht në aspektin e investimeve kapitale, bashkëpunimin me ministritë, në aspekt të shfrytëzimit të IPA fondeve dhe tretmanin e komunave të cilat udhëhiqen nga kryetarë të cilët i takojnë opozitës” – theksoi kryetari i komunës ë Gostivarit, Rufi Osmani.

Edhe kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev shprehu kënaqësinë e tij nga vizita e kryetarit të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani në Strumicë.

“Kjo vizitë është mundësi e shkëlqyer që t’i shkëmbejmë përvojat tona pozitive dhe negative të cilat i kemi në punën tonë të deritanishme, ndërsa t’i shkëmbejmë edhe përvojat më të reja nga kompetencat e reja, Ne kemi disa hallka dhe karakteristika të përbashkëta, të dy komunat jemi opozitare, shpresoj se ata nuk kalojnë aq keq në pjesën e mospasjes së mbështetjes dhe obstruksionit nga ana e pushtetit qendror. Megjithatë kjo na bën akoma më këmbëngulës në punën tonë dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa vlejmë si komuna të cilat tregojnë rezultate edhe para decentralizimit, e posaçërisht me decentralizimin e pushtetit“ – deklaroi kryetari komunës së Strumicës, Zoran Zaev.

Momentet e reja të kompetencave ligjore, toka ndërtimore, ligjet e reja për ndërtim, ligjet me kompetencat e reja të komunave, mundësojnë nevojën për të shkëmbyer përvojat nga puna e përditshme, për shkak se teoria e definuar me ligj është një çështje, ndërsa praktika dhe pragmatika nga puab e përditshme është sfidë për ne kryetarët dhe udhëheqësit e sektorëve dhe seksioneve të vetadministrimit lokal – shtoi Zaev.

Gjithashtu lexo

Rikthimi i madh i PDSH dhe Menduh Thaçit – (FOTO)

Paralajmërimi për hyrjen Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit në Qeveri të Maqedonisë ka shkaktuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *