Home / Sport / Ksavi dhe Iniesta lavdërojnë Mesin

Ksavi dhe Iniesta lavdërojnë Mesin

Organizatori i Barcelonës, Ksavi tha se ishte i gëzuar me komentet e shokut të skuadrës, Lionel Mesi në lidhje me atë që ai tha në marrjen e çmimit “Topi i Artë”. Spanjolli përfundoi i treti në sondazh për të tretin vit radhazi.

Pas marrjes së çmimit, Mesi tha fjalë shumë të mira për Ksavin, duke deklaruar se ishte një kënaqësi të luante bashkë me 31-vjeçarin.
“Sigurisht, ai lavdërim i Mesit më ka kënaqur. Ishin fjalë të mira, sa unë u ndjeva sikur të kisha fituar çmimin. Unë nuk pres që ai të më falënderojë, ai është një mik i madh i imi dhe një person i mahnitshëm”, deklaroi Ksavi.
Sipas tij, potenciali i argjentinasit është i pakufizuar. “Është e vërtetë se nëse ai vazhdon në këtë nivel, ai do të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë,” shtoi Ksavi.
Ndërkohë, katalanasi tjetër Andres Iniesta, tha se Mesi është një fitues i denjë për çmimin e FIFA-s.
“Ai është një lojtar unik dhe prandaj meriton të fitojë “Topin e Artë”, ashtu si Ksavi,” tha Iniesta.“Unë jam i lumtur për të, sepse ai është lojtar i një ekipi të madh”.
“Guardiola gjithashtu e meriton çmimin e tij, sepse ata që e njohin, e dinë se sa vështirë është të punosh si ai. Gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojmë të punojmë. Për ne nuk ka asgjë më të mirë”, theksoi mesfushori i Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *