Home / Lajme / Maqedoni / Kur fati blihet me para

Kur fati blihet me para

6 janar-Të dhënat e raporteve vendase dhe ndërkombëtare tregojnë se edhe ata që janë të punësuar në Maqedoni, nuk jetojnë mirë dhe me të ardhurat që realizojnë, vështirë i mbulojnë shpenzimet elementare për jetesë. Qytetarët, ankohen te ngritja e çmimeve të produkteve elementare, të rritja e çmimit të rrymës, ngrohjes dhe karburanteve.
Ndërkaq, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se nuk ka ndonjë studim të saktë që tregon se a janë të mjaftueshme paratë që marrin të punësuarit për jetë standarde.

Jemi më të varfrit e Evropës, por për nga mënyra e jetesës, shumë pak dallojmë me qytetarët e vendeve të pasura. Edhe pse vështirë e sigurojmë bukën e gojës, përsëri jemi ndër popujt më optimistë në rajon. Kështu së paku del nga numri i madh i bastoreve sportive, të cilët nuk mungojnë madje as edhe në fshatrat me pak banorë, e të mos flasim për qytetet. “Jemi popull që fatin dhe shpresën e blejmë me para”, thotë Agimi, 27 vjeç nga Tetova, i cili për çdo muaj, shpenzon mijëra denarë për të provuar fatin në bastoret sportive. Rroga mujore që Agimi e merr si administrator shtetëror prej 320 eurove nuk i del për shpenzimet deri në fund të muajit, pasi siç thotë ai, rruga drejt Shkupit, ushqimi dhe ndonjë kafe, tejkalojnë pagën mujore.
“Dhe kjo është arsyeja që pothuajse çdo ditë, e provojmë fatin në bastore”, sqaron Agimi. Kështu si 27-vjeçari nga Tetova ka shumë në Maqedoni. Pothuajse gjysma e të rinjve, por edhe atyre më të moshuar, për çdo ditë mesatarisht i lënë nga 5 euro në lojërat e fatit, kryesisht në bastoret sportive. Kaq para, këta të rinj nuk shpenzojnë për bukë gjatë ditës. “Shumë rrallë më ndodhë të kap ndonjë lojë të mirë. Megjithatë, fati duhet provuar”, tregon Mevlani, student nga Kërçova në Universitetin Shtetëror të Tetovës. 23-vjeçari kërçovar, pranon se deri më tani, më shumë ka humbur se sa ka fituar në lojërat e fatit. Por, shpresa se një ditë do të dalë fitimtarë, e nxitë atë që për çdo ditë, 100 denarë të jetës studentore t’i lë anash për bastore. Madje, lojërat e fatit janë bërë “vend pune” për mbi 40 për qind të qytetarëve që llogariten si të papunë. Sociologët vlerësojnë se lojërat e fatit janë bërë një dukuri masive në të gjitha shtresat dhe kategoritë sociale të shoqërisë shqiptarë, por edhe atyre të etniteteve tjera në Maqedoni. “Frekuentimi masovik i bastoreve, lojërave të fatit, tregon për një gjendje ekonomike, por edhe shpirtërore në krizë. Bëhet fjalë për një krizologji masovike, fazë e një transformimi mental që po kalon shoqëria jonë. Nga një shoqëri tradicionale drejt asaj të spektaklit, misteriozes dhe mistikes. Këto simbole dhe shenja janë pjesë e disa trendëve globalë që synojnë që nga disa komponentë të shoqërisë bashkëkohore dhe nga koha e lirë të krijojnë institucion me të cilin do të lidhet popullata më e re, por edhe shtresat e tjera sociale. Më e prekur është kategoria e njerëzve me gjendje të rënduar ekonomike, me probleme familjare e të tjera, pra probleme të cilat prekin kargo-kultin, ose kultin e shpëtimit, i cili do të sjellë prehjen shpirtërore”, thotë sociologu Ali Pajaziti.
Ai shprehet se histeria apo pasioni për të provuar ”fatin” në këto lojëra, në një mënyrë mund të ndërlidhën padyshim me realitetin apo gjendjen sociale, ekonomike shoqërore që është krijuar dhe mund të cilësohet si një gjendje e padurueshme ekzistenciale për këto kategori njerëzish e mentalitetesh sociale. Sociologët thonë se “ikja” nga realiteti i pa perspektivë dhe tejet i zymtë për qytetarin e pasigurt në vetveten e tij dhe mbi të gjitha – institucionet që janë duke i ndërtuar elitat politike, e bënë joshëse dhe tejet provokative lojën e fatit që të shumtën e rasteve, e thellon edhe më tej këtë gjendje.
Të dhënat e raporteve vendase dhe ndërkombëtare tregojnë se edhe ata që janë të punësuar në Maqedoni, nuk jetojnë mirë dhe me të ardhurat që realizojnë, vështirë i mbulojnë shpenzimet elementare për jetesë. Qytetarët, ankohen te ngritja e çmimeve të produkteve elementare, të rritja e çmimit të rrymës, ngrohjes dhe karburanteve.
Ndërkaq, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se nuk ka ndonjë studim të saktë që tregon se a janë të mjaftueshme paratë që marrin të punësuarit për jetë standarde.
“Tregu i Maqedonisë në përgjithësi karakterizohet me çmime të shtrenjta, të cilat janë shumë më të larta se shumica e tregjeve në rajon, ndërsa paga mesatare është ndër më të ulëtat në rajon”, thonë ekonomistët. Sipas përllogaritjeve jozyrtare, qytetarët e Maqedonisë më së shumti nga paga e tyre shpenzojnë për ushqim dhe pije, ndërkaq, shifrat e parave që shpenzojnë për lojëra të fatit, thuhet se janë më të mëdha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *