Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi nuk i pranoi ndryshimet e propozuara të Kodit penal

Kuvendi nuk i pranoi ndryshimet e propozuara të Kodit penal

11 janar-Mbështetje për ligjin e propozuar dha edhe grupi i deputetëve të PRSD-së, sepse, siç tha deputeti i asaj partie Goran Misovski, është propozuar në kohë të vërtetë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të mbledhjes së 16-të e vlerësoi si të papranueshëm Propozim ligjin për ndryshim të Kodit penal, në lexim të parë, parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski nga Partia liberale.

Me ndryshimet e propozuara kërkohet dekriminalizimi i veprave penale shpifje dh ofendim. Me atë, arsyetoi Veliçkovski, do t’u dilet në ndihmë qytetarëve, përkatësisht gazetarëve dhe mediumeve, të cilat, sipas tij, do të lirohen nga vetëcensura.

Deputetët opozitarë gjatë debatit paraqitën mbështetje për ndryshimet, prëderisa shumica në pushtet i vlerësoi si pak të përshpejtuara dhe propozoi që të pritet epilogu i negociatave të SHGM-së dhe Qeverisë.

Ermira mehmeti-Devaja nga BDI nuk ka dilemë se ndryshimi ligjor është i ddomosdoshëm, ndërsa dekrimininalizimi i shpifjes do të kontribuojë për ndërtimin e ambientit demokratik. Megjithatë, konsideron ajo, gjendja duhet të rishikohet në mënyrë të drejtë dhe korrekte dhe të shihet epilogu nga nismat e ndërmarra siç është dialogu i filluar ndërmjet Qeverisë dhe SHGM-së, i cili, theksoi, tashmë ka edhe axhendë të definuar për punë dhe priten rezultate. “Kemi edhe një nismë e cila është mjaft e kontestuar në opinion, e ai është ligji për mediumet, ndërsa i treti ëhtë ligji problematik për radiodifuzion. Edhe opinioni, posaçërisht opozita ka obligim t’i dëgjojë nimsta që i ngritë pushteti”, tha Mehmeti-Devaja.

Veliçkovski në replikë theksoi se të gjithë të cilët konsiderojnë se duhet të ketë demkriminalizim të shpifjes dhe ofendimit duhet ta mbështesin propozimin. “Nuk ka gazetarë të lirë të cilëve u kanoset përgjegjësi penale për shpifje dhe ofendim të shqiptuar”, theksoi Veliçkovski.

Deputeti i pavarur Safet Bishevac në komentin ndaj paraqitjeve penale kundër gazetarëve theksoi se nëntë kanë përfunduar me dënime drakonike.

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNe, ndërkaq vlerësoi se opozita me qasjen ndaj ligjit tregon raport hipokrit dhe dëshiron vetëm të grumbullojë pikë, por jo edhe t’i zgjidhë çështjet e vërteta të gazetarëve.

Mbështetje për ligjin e propozuar dha edhe grupi i deputetëve të PRSD-së, sepse, siç tha deputeti i asaj partie Goran Misovski, është propozuar në kohë të vërtetë.

Pavle Trajanov nga Lidhja demokratike kërkoi që të ofrohet formë dhe mekanizëm i vërtetë për mbrojtjen e së vërtetës dhe gazetarëve.

Kosana Maznova Nikoliq nga VMRO-DPMNE vlerësoi se forma në të cilën është propozuar ligji është hipokrizi dhe vardisje klasike ndaj gazetarëve, e dëshmi për atë, siç tha, ishte numri i padive nga opozita për gazetarët

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *