Home / Sport / Lutfi Bilalli në NK Interblok të Sllovenisë

Lutfi Bilalli në NK Interblok të Sllovenisë

Pasi kaloi me sukses provat dhe kontrollet mjekësore, Bilalli është bërë pjesë e ekipit slloven, të cilët këtë vit pretendojnë të kthehen në kategorinë e parë të futbollit në Slloveni.

Futbollisiti 20-të vjeçar nga Gostivari, Lutfi Bilalli, ditë më parë ka hedhur firmën në kontratën njëvjeçare me skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit slloven, NK Interblok. Pasi kaloi me sukses provat dhe kontrollet mjekësore, Bilalli është bërë pjesë e ekipit slloven, të cilët këtë vit pretendojnë të kthehen në kategorinë e parë të futbollit në Slloveni. Bilalli është shprehur i kënaqur me kushtet që ka gjetur te ekipi Slloven, të cilat sipas tij do ta frymëzojnë që të punëojë edhe më shumë për të arritur të nxjerë në pah gjithë potencialin e tij. Ai në NK Interblok kalon nga skuadra e Gostivarit ku ka luajtur kohëve të fundit. Paraprakisht ai ka qenë pjesë e Teteksit, Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P., deri sa ka luajtur edhe për përfaqësueset e Maqedonisë për futbollsitë U15, U17 dhe U19. Me transferimin në Slloveni, pritet që ky futbollist të rrikthehet të luajë në nivel më të lartë, për të arsyetuar ndoshta epitetin e një talenti të madh të futbollit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *