Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit në Australi festojnë vdekjen e Gligorovit

Maqedonasit në Australi festojnë vdekjen e Gligorovit

4 janar-Diaspora maqedonase në Australi nuk pajtohet me komentin e Gligorovit kur ai kishte thënë se maqedonasit nuk kanë asnjë lidhshmëri me civilizimin e Lekës së Madh, shkruan portali informator.vs.
Shumë maqedonas janë gëzuar në stilin e demonstratave të “pranverës arabe” kur u ndërruan disa diktatorë në mesin e të cilëve edhe Mubarak, shkruan portali.

Lajmi për vdekjen e ish Presidentit të parë të Maqedonisë Kiro Gligorov tek maqedonasit në Australi u pranua me gëzim të madh për padrejtësinë që e bëri lidhur me anëtarësimin në OKB-së, kur Maqedonia u pranua me referencën Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).
Diaspora maqedonase në Australi nuk pajtohet me komentin e Gligorovit kur ai kishte thënë se maqedonasit nuk kanë asnjë lidhshmëri me civilizimin e Lekës së Madh, shkruan portali informator.vs.
Shumë maqedonas janë gëzuar në stilin e demonstratave të “pranverës arabe” kur u ndërruan disa diktatorë në mesin e të cilëve edhe Mubarak, shkruan portali.Në vazhdim transmetohen disa nga ofendimet e rënda ndaj tanimë të ndjerit Gligorov. “Të varroset pas Karpateve. Nuk meriton nderime shtetërore. Të varroset në Beograd. Të mos vendoset figura e tij”, janë vetëm disa nga ofendimet ndaj Gligorovit.
Maqedonasit në Australi janë të revoltuar me aktin që në Maqedoni u shpall Ditë Zie, por nga ana tjetër janë të kënaqur që nuk pati varrim me nderime shtetërore, shkruan portali. Zhurnal

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *