Home / Lajme / Maqedoni / MASH rekomandon që gjysmëvjetori i dytë të fillojë të hënën

MASH rekomandon që gjysmëvjetori i dytë të fillojë të hënën

18 janar-“Kjo është shqyrtuar në seancën e djeshme të Qeverisë dhe me këtë rekomandim u dalim në prag të komunave… Besojmë se të gjitha komunat do të sjellin vendim për shtyrjen e mësimit prej ditës së hënë. Këtë nuk mund ta imponojmë dhe prandaj japim rekomandim, njëjtë siç kemi bërë edhe për temperaturat shumë të larta në fillim të vitit shkollor”, tha Kralev.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandoi që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2011/2012 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni të fillojë të hënën, në vend se të premten, për shkak të temperaturave ekstreme të ulëta në disa komuna, para së gjithash në pjesën perëndimore të shtetit.

Ministri Pançe Kralev në pres-konferencë tha se rekomandimi është rezultat i një numri të madh të kërkesave të kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të shkollave në komunat në të cilat gjatë këtyre ditëve është shumë ftohtë.

MASH rekomandon që ditën e shtuar në pushimin dimëror nxënësit dhe mësimdhënësit ta punojnë në muajin prill.

“Kjo është shqyrtuar në seancën e djeshme të Qeverisë dhe me këtë rekomandim u dalim në prag të komunave… Besojmë se të gjitha komunat do të sjellin vendim për shtyrjen e mësimit prej ditës së hënë. Këtë nuk mund ta imponojmë dhe prandaj japim rekomandim, njëjtë siç kemi bërë edhe për temperaturat shumë të larta në fillim të vitit shkollor”, tha Kralev.

Rekomandimi është dërguar deri te të gjitha shkollat dhe ministri tha se pret që ata që sot të sjellin vendime për fillimin e mësimit më 23 janar.

Kralev shtoi se rekomandimi është në pajtueshmëri me parashikimet e meteorologëve të cilët parashikojnë që vala e të ftohtit të zgjasë deri në fund të javës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *