Home / Lajme / Maqedoni / Mediat e lira, 26 vende më poshtë

Mediat e lira, 26 vende më poshtë

26 janar-e këtë rast, gjatë vitit të kaluar, Maqedonia ka rënë për 26 vende më poshtë, respektivisht është gjendur në vendin e 94-të, derisa në vitin 2010 – Maqedonia ishte radhitur në vendin e 68-të. Pas nesh, sipas raportit në fjalë, gjendet vetëm Mali i Zi (vendi i 107-të) dhe Shqipëria (96).

Maqedonia ka shënuar rënie të madhe sa i përket indeksit të lirisë së mediave, tregon raporti më i ri i “Reporterëve pa kufij”. Me këtë rast, gjatë vitit të kaluar, Maqedonia ka rënë për 26 vende më poshtë, respektivisht është gjendur në vendin e 94-të, derisa në vitin 2010 – Maqedonia ishte radhitur në vendin e 68-të. Pas nesh, sipas raportit në fjalë, gjendet vetëm Mali i Zi (vendi i 107-të) dhe Shqipëria (96).

Gjatë vitit 2010, gjendja e gazetarëve krahasuar me Maqedoninë, më e keqe ka qenë në Greqi, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhhe Kosovë, ndërsa vjet – gjendja është ndryshuar shumë. Bullgaria dhe Serbia në 20111 kanë ndarë vendin e 80-të, Kroacia është ngritur në vendin e 68-të, ndërkohë që Greqia në 70. Në 2009 ndërkaq, Maqedonia sipas “Reporterëve pa kufij”, ishte ngritur në vendin e 34-të, që donë të thotë se për tre vite, kemi rënë për gjithsej 60 vende më poshtë. Sipas analizës së “Reporterëve pa kufij”, kriza ekonomike në Ballkan i ka theksuar edhe më shumë problemet e mediave, ndërkohë që pushtetet vazhdojnë të “fusin gishtat” në politikat redaktuese të mediave.

“Gjykatat, në rastet e shumta përbëjnë gjykatës të pa edukuar sa duhet, ndërkohë që drejtësia është në aleancë të përhershme me qeveritë. Si duket, në Ballkan, gjykatësit më shumë janë të interesuar të keqtrajtojnë dhe dënojnë gazetarët se sa të luftojnë korrupsionin. Shembuj të këtillë kemi në Bosnjë – 58 raste të sulmeve fizike dhe dënimeve ndaj gazetarëve, në Shqipëri 96 raste, në Maqedoni 94, Mal të Zi 107…”, thuhet në raportin më të ri të “Reporterëve pa kufij”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *