Home / Lajme / Maqedoni / Meknamara: Obama ta tregojë lidershipin në SHBA me pranimin e Maqedonisë në NATO

Meknamara: Obama ta tregojë lidershipin në SHBA me pranimin e Maqedonisë në NATO

10 janar-“Zgjerimi i NATO-s në disa vitet e kaluara për fat të keq është temë e neglizhuar. Presidenti Barak Obama duhet ta shfrytëzojë momentin dhe ta përsëris angazhimin për dyer të hapura të Aleancës për anëtarët e ardhshme, të cilat e fituan vendin e tyre në familjen euroatlantike”, thekson analistja e “Heritixh”.

Presidenti amerikan Barak Obama në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago do të ketë mundësi ta tregojë lidershipin e SHBA-së, duke e siguruar hyrjen e Maqedonisë në Aleancë këtë vit. Kjo do të jetë shenjë se Obama me të cërtetë e kupton rolin primar amerikan në krijimin dhe mbajtjen e sistemit global demokratik, vlerëson Sali Meknamara, analiste politike nga fiondacioni “Heritixh” në analizën për “Foks njuz”.

Përkujton se në vitin 2008 Qeveria greke në mënyrë të njëanshme vendosi veto për anëtarësimin në NATO, me çka e theu parimin e vendosur shumëvjeçar se anëtaret nuk i përziejnë çështjet dypalëshe në punën e Aleancës.

“Muajin e kaluar Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë gjykoi se Greqia e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me veton e saj sepse Athina me Marrëveshjen e përkohshme në mënyrë eksplicite është obliguar të mos e pengojë integrimin e Maqedonisë në Evropë. Por, Qeveria greke edhe krahas kësaj, e bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë dhe vazhdon me hakmarrjen e saj kundër Shkupit. Çka është më e keqe, ajo e bëri këtë pa protestën më të vogël të Shtëpisë së Bardhë. Daordimi cinik i heshtur i NATO-s ndaj kësaj tiranie duhet të përfundojë. Edhe pse Maqedonia është vend i vogël, e larguar shumë milja nga Uashingtoni, ajo është ende e rëndësishme për SHBA-në dhe çka është më e rëndësishme për përkushtimin amerikan të paqes, demokracisë dhe sovranitetin nacional të shteteve të vogla”, thotë Meknamara.

Sipas të gjitha standardeve objektive dhe sipas pranimit të NATO-s, Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim, por pengesat nga Greqia do të thonë se dera e Aleancës mbetet e mbyllur. Në fund vullneti i liderëve të NATO-s mundësoi të mbisundojë pozicioni i pandërgjegjshëm grek. Është koha, konsideron Meknamara, presidenti Obama të tregojë lidership rreth kësaj çështje.

“Zgjerimi i NATO-s në disa vitet e kaluara për fat të keq është temë e neglizhuar. Presidenti Barak Obama duhet ta shfrytëzojë momentin dhe ta përsëris angazhimin për dyer të hapura të Aleancës për anëtarët e ardhshme, të cilat e fituan vendin e tyre në familjen euroatlantike”, thekson analistja e “Heritixh”.

Maqedonia, pohon Meknarama, nga pavarësimi në vitet e nëntëdhjeta, ka bërë progres të paparë. Nga fuçia me barut në Ballkan ajo u shndërrua në eksportuese e sigurisë, duke siguruar kontribut të katërtin me radhë sipas numrit të banorëve në misionin e NATO-s në Afganistan edhe pse madje nuk është anëtare e Aleancës. Maqedonia ka dhënë kontribut edhe në luftën në Irak ku forcat e saj ushtarake luftuan krah më krah me ushtarët amerikanë, ndërsa kryeministri britanik Toni Bler publikisht iu falenderua për strehimoren e siguruar për qindra mijëra refugjatë nga Kosova gjatë përleshjeve ushtarake në vitet e 90-ta në Ballkan.

Në maj në Çikago, sipas saj, presidenti Obama do të ketë mundësi të ndalojë jo vetëm prapa një sjellje korrekte ndaj Maqedonisë, por edhe prapa diçkaje shumë të rëndësishme – vizioni i Evropës së plotë, të lirë dhe në paqe.

“Viteve të fundit asnjë vend më shumë se Greqia nuk ka marrë ndihmë më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare. Pa mbështetjen globale financiare, e cila përfshin dhjetëra milionë dollarë nga SHBA-ja, përmes FMN-së, Athina nuk do të mund t’i paguajë llogaritë. Ditët kur NATO shtetet ndiheshin të detyruara t’i lejojnë Greqisë të bëjë obstruksione në rajon kanë mbaruzar që moti”, konkludon Sali Meknamara në analizën për “Foks Njuz”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *