Home / Sport / Merkato e zbehtë e skuadrave vendore

Merkato e zbehtë e skuadrave vendore

Në përgatitje e sipër për vazhdimin e kampionatit dhe në tentim për tu përforcuar me qëllim të përmbushjes së ambicieve, skuadrat e Ligës së Parë të Maqedonisë në vend tentojnë të angazhojnë përforcime. Prej skuadrave shqiptare spikat Renova që ka angazhuar Suat Zendelin dhe Sashko Pandevin, ndërsa Shkëndija deri tani ka ofruar vetëm Kemal Allomeroviqin. Pritet që brenda javës të ketë të tjera lëvizje në këtë merkato të janarit.

Afati kalimtar i janarit ende nuk ka sjellë ndonjë shpërthim të madh, sa i përket realizimit të ndonjë transferimi atraktiv në skudrat elitare në Maqedoni. Në fakt kishte një transferim të madh, por bëhet fjalë për kalimin e Ferhan Hasanit nga Shkëndija në Uolfsburg të Gjermanisë. Njëkohësisht edhe sulmuesi kumanovar i Shkëndijës Mensur Kurtishi u transferua te ekipi i Tobolit në Kazakistan. Kampionët në fuqi, deri tani kanë angazhuar vetëm Kemal Allomeroviqin, i cili pas 6-të muajve rrikthehet në Tetovë. Në kampin ‘kuqezi’ flitet për të tjera transferime, mirëpo për momentin gjithcka mbetet vetëm në fazën e spekulimeve dhe brenda javës ndoshta do të mund të zyrtarizohet dicka konkrete. Renova e Xhepcishtit ka bërë dy goditje, duke angazhuar Suat Zendelin dhe Sashko Pandevin. I pari mund të llogaritet si një prej transferimeve më të qëlluara në këtë merkato, pasi dihen mirë kualitetet e portierit Zendeli, ndërsa i dyti është vëllau i futbollistiti të Napolit, Goran Pandev, por që gjithsesi pritet të ngrejë cilësinë e skuadrës së Renovës në fazën ofenzive. Sa u përket largimeve, drejtuesit e Renovës pasi paraprakisht liruan futbollistët kosovarë Statovcin, Gashin dhe Sahitin, ditë më parë ndërprenë bashkëpunimin edhe me portierin Armend Elezi. Deri në fund të merkatos nuk përjashtohet mundësia që Renova të angazhojë edhe ndonjë emër të ri. Skuadra kampione e vjeshtës, Vardari deri tani nuk ka zyrtarizuar asnjë përforcim, edhe pse në seancat stërvitore të tyre po paraqiten disa futbollistë të huaj, që s’kanë nënshkruar ende. Risitë e vetme te Vardari janë largimet edhe atë Ylber Aliu, Marjan Mickov dhe Dimce Ristevski. Nënkampionët në fuqi, Metalurgu duket se sjellin goditje të qëlluara, duke angazhuar futbollistë për të ardhmen. Reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë, Ilija Nestorovski u bashkua me Metalurgun, duke ardhur si huazim nga ekipi Cek, Sllovacko. Te Metalugu janë angazhuar edhe Dimovski dhe Mitrevski nga skuadra e Ohrit, si dhe Karapaxhiq që vjen nga kampionati serb. Nga Metalurgu janë larguar Ilijovski që transferohet te Brashovi i Rumanisë, Gjeorgievski kaloi te BATE Borisovi, ndërsa pjesë e kësaj skuadre nuk janë edhe Kostencovski, Ejupi dhe Bllazhevski. Rabotnicki ka angazhuar Maxhovskin, Stupiqin dhe Zhivkoviqin, ndërsa është ndarë me Dimitrievskin që kalon në Spanjë te Kadizi, si dhe Nikovin dhe Qumbevin.

Pak a shumë këto janë skuadrat që deri diku kanë realizuar disa lëvizje dhe të cilat pritet t’i japin ton kampionatit. Gjithsesi se edhe ekipet që do luftojnë për mbijetesë kanë bërë llogaritë e tyre dhe kanë tentuar të përforcohen. Bregallnica e Shtipit ka angazhuar Emir Shabanin, Ivanovin, Stojanovin dhe brazilianin Neno, deri s’ka larguar asnjë futbollist. Napredoku është përforcuar me Kostencovskin nga Metalurgu, ndërsa drejt kampionatit kroat janë larguar Glishiq dhe Drobarov. Teteksi në rradhët e veta ka sjellë Jorde Georgievskin, Stefan Pavlloviqin nga Serbia dhe Damir Zhivkoviq nga Mali Zi. Në provë është Mihajl Panev nga Kozhufi, ndërsa flitet se Teteksi është pranë angazhimit të sulmuesit Ylber Aliu. Deri tani janë larguar Stojanovski, Mancevski, Demiri, Aliu dhe Maxharovski. Sileksi nuk ka angazhuar asnjë futbollist, deri sa ka larguar Kostandinovskin dhe Mishovskin. Ohrid 2004 ka angazhuar Nastovskin, ndërsa mbetet pa Gjorevskin, Dimovsin dhe Mitrevskin. Horizont Turnova ka katër futbollistë të ri edhe atë Mitrov, Popin, Varellovski dhe Kostandinovski, ndërsa në të ardhmen nuk do të mund të llogarisë në Pandevin, dhe Aleksandër e Pance Stojanov. 11 Oktomvri s’ka lëshuar asnjë futbollist, ndërsa deri tani ka siguruar shëbrimet e Jovanoviqit dhe Gjorevskit. Pritet që këto ditë kjo skuadër të ketë edhe ndonjë përforcim tjetër. Gjithsesi deri në fund të merkatos nuk përjashtohet mundësia e të tjerave lëvizjeve, mirëpo deri tani skuadrat nuk kanë arritur të spikasin me ndonjë angazhim të madh. Të gjithë janë futbollist të njohur nga vendi, ndërsa disa angazhime prej jashtë pritet të shohim se cfarë kualiteti do të sjellin. Është pikëpyetje e madhe nëse do të sjellin ngritje të kualitetit apo do të jenë si pjesa më e madhe e tyre si deri më tani, kur kemi parë futbollist mesatar që vetëm kanë zënë vendin e të rrinjëve nga shkollat e futbollit të skuadrave vendore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *