Home / Sport / Milan fitore të thellë ndaj Novarës, 1 pikë larg Juventusit

Milan fitore të thellë ndaj Novarës, 1 pikë larg Juventusit

Milani ka fituar 0-3 në transfertë përballë skuadrës modeste të Novarës ( e cila në mesjavë i hapi probleme në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndeshje e fituar nga kuqezinjtë vetëm pas kohës shtesë), dhe ruan distancën -1 pikë me Juventusin kryesues, që fitoi mbrëmjen e së shtunës 2-0 përballë Atalantës.

Përpjekjet e skuadrës së Allegri-t deshtuan ne pjesen e parë te takimit qe u mbyll me rrjeta të paprekura. U deshën 17 minuta lojë nga pjesa e dytë që të zhbllokohej rezultati. Ibrahimovich gjen rrjetën pas një topi të marrë nga Ambrosini. Në minutën e 74 të takimit, Robinho dyfishon rezultatin për të ardhur tek goli i dytë i Ibrës në minutën e 90’. Kjo fitore e ngjit Milanin në kuotën e 40 pikëve, 1 më pak se Juventusi.
Edhe Udineze fitoi në fushën e saj në përballjen ndaj Katanias. Friulianët morën 3 pikëshin falë golave të Aremr-s në pjesën e parë dhe të Di Natale-s në pjesën e dytë, ndërkohë që goli për miqëtë sicilianë u shënua nga Lodi me 11 metërsh në sekondat e fundit të takimit.
Në ndeshjet e tjera, Napoli ngec sërish, këtë herë përballë Sienës. Skuadra e Mazzari-t nuk mori dotë më shumë se një barazim 1-1 përballë vendasve, që kaluan të parët në avantazh. Goleadë në Palermo. Vendasit mundën Xhenoan me rezultatin e tenistik, 5-3, ndërsa më herët Bolonja e Parma ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0. Po 0-0 përfundoi edhe Kaljari-Fiorentina.

Në mbrëmje u zhvillua supersfida e kësaj jave, që mbylli edhe ndeshjet e fazës së parë të Serisë A, në të cilë Interit mundi 2:1 Lacion.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *