Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i Punës dhe Politikës Sociale me masa të përforcuara kundër punësimeve në të zezë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale me masa të përforcuara kundër punësimeve në të zezë

11 janar-Derisa punëdhënësi nuk vepron sipas vendimit, inspektorati do të sjellë vendim të përkohshme për ndalesë të punës në hapësirën punues të punëdhënësit në kohëzgjatje prej 15 ditëve apo hapësirat e tyre do të mbyllen. Derisa sërish nuk largohen parregullsitë e identifikuara , vijon zgjidhej e përkohshme për ndalim e punës në kohëzgjatje prej 60 ditëve.

Këtë vit Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Inspektoratit shtetëror për punë fillojmë luftë të pamëshirshme kundër punësime në të zezë, gjegjësisht në tërësi do ta vendosmi në funksionin të mbrojtjes të drejtave të punëtorëve, njëkohësisht duke respektuar edhe interesat e punëdhënësve, tha në konferencën e sotme për mediat ministri dikasterial Spiro Ristovski.

Ai potencoi se Qeveria, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Inspektoratit shtetëror për punë, me aktivitete e saj veçanërisht janë kushtuar përmirësimit të kësaj sfere.

“Në vitin 2011 janë kryer 24.513 mbikëqyrje nga sfera e marrëdhënieve të punës. Është vepruar sipas 1.257 kërkesave të punëtorëve për mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhëniet e punës. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjeve inspektuese u gjetën 993 punëtorë të paparaqitur dhe për këtë janë sjellë vendime për të cilat punëdhënësve u imponohet marrëdhënie pune nëm kohë të pacaktuar me gjetjen e punëtorëve të palajmëruar, si dhe t’u paguhen tre bruto rroga mesatare” tha Ristovski.

Inspektorati shtetëror i punës, theksoi, parashtroi 609 kërkesa për fillimin e proceseve penale nga sfera e marrëdhënieve të punës.

“Edhe pse të dhënat tregojnë numër të zvogëluar të punëtorëve të gjetur të paparaqitur, tendenca jonë është ky numër të zvogëlohet dhe çdoherë të punojmë për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve” theksoi Ristovski.

Ai informoi se janë bërë ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune, ndërsa për shkak për qasjes njëanshme në zbatimin e dispozitat kundërvajtës propozohet konfirmimi e dallimit te shumat e gjobave në vend të vlerës të mëparshme fikse të konfirmuar.

Risi është ajo që nëse inspektorati i punës gjen në punë te punëdhënësit person me të cilin nuk është krijuar marrëdhënie pune dhe personi nuk është paraqitur në sigurimin e obligueshëm social, me vendim do t’i urdhërojë punëdhënësit ta praqesë personin në afat prej 15 ditëve. Të krijojnë marrëdhënie pune dhe t’u paguajë kompensim në vlerë prej tre bruto rrogave mesatare në Republikën e Maqedonisë, të publikuara gjatë këtij muaji.

Derisa punëdhënësi nuk vepron sipas vendimit, inspektorati do të sjellë vendim të përkohshme për ndalesë të punës në hapësirën punues të punëdhënësit në kohëzgjatje prej 15 ditëve apo hapësirat e tyre do të mbyllen. Derisa sërish nuk largohen parregullsitë e identifikuara , vijon zgjidhej e përkohshme për ndalim e punës në kohëzgjatje prej 60 ditëve.

Ristovski i informoi punëdhënësi se në periudhën e ardhshme do të ketë mbikëqyrje të përforcuar inspektuese dhe të gjithë së bashku të punojnë në ulje e ekonomisë së përhimtë dhe përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Ministria e Punës dhe Politikës sociale do të del me një pako më të madhe të masave të cilat do t’i dedikohen luftës kundër punëtorëve të paparaqitur, kundër papunësisë, kundër mënyrës të konfirmimit të statusit të personit të papunësuar në Republikën e Maqedonisë…

Në linjën telefonike 15 131 qytetarët munden të paraqesin parregullsi nga sfera e punës dhe marrëdhënieve të punës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *