Home / Lajme / Rajon / Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi thotë se Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi thotë se Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar

16 janar-Ndryshe, rreth 25 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë dënuar ashpër dhunën brutale, të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve, në protestën e të shtunës të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Ministri i Kosovës i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar se nëse Lëvizja “Vetëvendosje” i vazhdon siç tha ai “protestat e tilla”, përgjigjja e policisë do të jetë e njëjtë sikurse më 14 janar, njoftojnë mediat kosovare. Ndërkaq, për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës, e cila do të mbahet sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Rexhepi për mediat kosovare ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional.

“Qëndrimi i Policisë së Kosovës është i njëjti, kështu siç kemi vepruar më 14 janar. Vetëvendosje! mund të përdorë metoda të tjera politike. E ka Kuvendin e Kosovës për t’i paraqitur veprimet. Nëse vazhdon kështu, Policia e Kosovës do ta kryejë punën e vet. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional. Këtë edhe do ta bëjmë”, ka deklaruar Rexhepi , duke shtuar se obligimet e policëve të Kosovës janë permanente deri në pensionimin e tyre.

“Policët janë zbatues të ligjit. Ne nuk do të donim të shihnim situata të tilla, por sa herë të ketë situata të njëjta policia do të jetë e gatshme për t’i zbatuar rendin dhe ligjin”, ka thënë Rexhepi.

I pyetur nëse do ta respektojë Qeveria vendimin për reciprocitet të Kuvendit të Kosovës, Rexhepi ka thënë se kjo është çështje politike. “Këto janë çështje politike. Kjo le të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës. Ka metoda të tjera më të mira se protestat. Por ju them se edhe Qeveria, ashtu edhe Policia e Kosovës, si segmente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do t’i kryejnë punët e tyre”, është shprehur Rexhepi.

Drejtuesit e Lëvuzjes “Vetëvendosje!” kanë akuzuar se politikën që po ndjek Qeveria e Kosovës është tipike policore dhe kjo gjë, sipas tyre, po e bën Policinë e Kosovës politike.

Ndryshe, rreth 25 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë dënuar ashpër dhunën brutale, të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve, në protestën e të shtunës të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

“Protesta e së shtunës është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik… Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre organizatave.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *