Home / Lajme / Maqedoni / Ministrja Jankullovska për vizitë në stacionin e rikonstruuar policor në Kodër të Diellit

Ministrja Jankullovska për vizitë në stacionin e rikonstruuar policor në Kodër të Diellit

13 janar-Projekti “Menaxhim i integruar kufitar” u realizua gjatë vitit të kaluar përmes mbështetjes financiare nga programi IPA. Vlera e tij ishte rreth 2 milionë euro prej të cilave Qeveria si bashkëfinancuese, mori pjesë me 1,25 milion euro, ndërsa BE-ja përmes programit IPA me 750.000 euro. U përfshijnë stacionet policore Strezimir, Xhepishtë, Frangovë, Kontrolli i liqenit-Ohër, Stenje, Kodër e Diellit, Labunishtë, Çashkë dhe Goshicë.

– Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska e vizitoi sot Stacionin policor për sigurim të kufirit shtetëror “Kodër e Diellit”, që gjatë periudhës së kaluar gjashtëmujore ishte rikonstruuar tërësisht në suaza të projektit #Menaxhim i integruar kufitar” me të cilin ishte përfshirë rikonstruimi i nëntë stacioneve policore për sigurim të kufirit shtetëror në pjesën e kufirit me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë.

Gjatë vizitës, ministrja Jankullovska ishte informuar për aktivitetet rrjedhëse të këtij stacioni policor, si dhe për ndërhyrjet e ndërmarra për sanimin dhe rikontruimin e tij.

Projekti “Menaxhim i integruar kufitar” u realizua gjatë vitit të kaluar përmes mbështetjes financiare nga programi IPA. Vlera e tij ishte rreth 2 milionë euro prej të cilave Qeveria si bashkëfinancuese, mori pjesë me 1,25 milion euro, ndërsa BE-ja përmes programit IPA me 750.000 euro. U përfshijnë stacionet policore Strezimir, Xhepishtë, Frangovë, Kontrolli i liqenit-Ohër, Stenje, Kodër e Diellit, Labunishtë, Çashkë dhe Goshicë.

Gjatë periudhës së ardhshme, me mjete që mbetën në suaza të projektit, plotësisht do të ripërtërihet pajisja për video mbikëqyrje në pajtim me standardet e BE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *