Home / Sport / Mirandes, “Hirushja” e futbollit spanjoll

Mirandes, “Hirushja” e futbollit spanjoll

Skuadra e Mirandes ka realizuar një prej surprizave më të mëdha në historinë e Kupës së Mbretit në Spanjë, duke eliminuar Espanjolin me një gol në minutën e 92-të për të shkuar në gjysmëfinale.

Sinjalet e para ishin dhënë që në takimin e parë, kur në fushën e Espanjol vizitorët kaluan në avantazh 2-0, para se ky rezultat të përmbysej në fundin e ndeshjes në 3-2. Por këtë herë ka qenë radha e tyre që të realizonin përmbysjen historike.

Ishte Espanjol që kaloi në avantazh me anë të Rui Fonte në minutën e 46-të për të vendosur qetësinë në stadiumin 6 mijë vendësh, të mbushur mbi kapacitetin. Por kapiteni Infante vendosi barazpeshën në shifra në minutën e 58-të dhe më pas ishte Kaneda që shënoi në shtesën e takimit duke shkruar në historinë futbollit spanjoll emrin e kësaj skuadre. Në fakt, kjo është hera e dytë që historinë e turneut që një skuadër e kategorisë së tretë arrin të gjysmëfinalen e Kupës.

“Fantastike, nesër më duhet të shkoj në punë, por sonte do të festoj paksa”, ishin fjalët e kapitenit Infante, i cili ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit ka një punë tjetër me të cilën siguron “bukën e gojës” pasi klubi modest nuk ka rroga milionerësh ashtu si kundërshtarët me të cilët është ndeshur këtë sezon.

Arritja është përshëndetur edhe nga emrat e njohur të futbollit spanjoll, si Kazijas, Pike apo Fabregas. “E pabesueshme. Jam pa fjalë. Spektakolare. Ky është futbolli”, ishte komenti i Fabregas në Twitter.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *