Home / Lajme / Rajon / Misteri rekord i Agata Kristit

Misteri rekord i Agata Kristit

10 janar-Me një shifër me më shumë se 2000 milionë libra të shitura -në 46 gjuhë të botës, fanatikët e saj sigurojnë sot se shitjet dhe shpërndarja e librave të saj është kaluar vetëm nga Bibla dhe Shekspiri.

Një histori policeske e lexuar në një gazetë, një bashkëbisedim dëgjuar në ecje e sipër, një udhëtim jashtë vendit: këto burime, kombinuar me një imagjinatë të shfrenuar dhe me një kapacitet vëzhgimi origjinal, janë pikat bazë të lindjes së historive të shkruara nga Agata Kristi, autorja e romaneve policeske, shkrimtarja më e famshme fiction dhe më e shitura në të gjitha kohët.

Me një shifër me më shumë se 2000 milionë libra të shitura -në 46 gjuhë të botës, fanatikët e saj sigurojnë sot se shitjet dhe shpërndarja e librave të saj është kaluar vetëm nga Bibla dhe Shekspiri.

Agata Kristi shkroi 80 romane dhe libra me tregime, njëzet vepra teatrore, gjashtë romane romantike me pseudonimin Mary Westmacott, tregime nga udhëtimet e saj në Lindje si dhe një autobiografi.

Lindi në 15 shtator 1890 në Torquay, Angli, me baba amerikan dhe nënë angleze, me emrin Agatha Miller. Në 1914 u martua me kolonelin Archibald Christie, me të cilin pati një vajzë Rosalind, dhe nga i cili u nda në 1914.

Punoi si infermiere vullnetare ne një spital gjatë Luftës së Parë Botërore , eksperiencë qe i dha njohuri mbi ilaçet sa edhe helmet që i përdori shumë në veprat e saj. Mbas divorcit, udhëtoi në Bagdad, ku do te njihte Max Mallowan, një arkeolog 15 vjet më i vogël se ajo, me të cilin u martua dhe qe e shoqëroi shumë në udhëtimet e tij.

Me ironi shkrimtarja pohonte se “një arkeolog eshtë burri më i mirë që mund të ketë një grua; sa më shumë udhëtime bën , aq më shumë interesohet për të”. Në romanin e saj të parë , “Rasti misterioz i Styles”, në 1920, Christie krijoi dedektivin eksentrik belg Hércules Poirot, që do të shfaqej më pas në 33 romane dhe 54 tregime si dhe në katër versione kinematografike.

Një krijesë tjetër e saj do të ishte edhe Miss Marple, që u shfaq për herë të parë në 1930, dhe që do të vazhdonte të zgjidhte misteret më parë se sa policia në 12 romane dhe 20 tregime te shkrimtares .

Veç ndërtimit të personazheve fantastikë , proza e saj u karakterizua nga të gjitha elementet e nevojshme që duhet të kishin lexuesit për të zgjidhur enigmën. Kjo ishte edhe arsyeja që tregimet e Agatha Christie frymëzuan versione kinematografike , televizive dhe teatrale. 23 nga romanet e saj janë filma ,realizuar nga regjisorë të njohur si Sidney Lumet, Billy Wilder, René Clair.

Sipas të afërmëve të saj , shkrimtarja asnjëherë nuk ka qënë dakort plotësisht me përkthimet e veprave të saj dhe realizimet në kinema dhe aq më shumë me personazhet e saj të mishëruara në film.

Në autobiografinë e saj Christie rrëfen admirimin e saj për Arthur Conan Doyle, Graham Greene, Charles Dickens dhe Alejandro Dumas. Shpesh ajo frymëzohej nga ngjarjet e zakonshme të ditës , nga udhëtimet , nga jeta e përditshme .

“Argumentat vijnë tek unë në momente të çuditshme kur jam duke ecur në rrugë apo edhe në një dyqan kapelesh. Papritur një ide e shkëlqyer në vjen ndër mend “, shkruan. Ajo gjithnjë merrte me vete një bllok ku hidhte idetë dhe mendimet e saj.

Larg nga intrigat dhe misteret që diti të krijojë si askush, Agata Kristi vdiq qetësisht në shtëpinë e saj në Oxfordshire, në 12 janar 1976, kur ishte 85 vjeç. Disa muaj më parë ajo kishte shkruar romanin “Një vrasje e përgjumur

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *