Home / Lajme / Maqedoni / Muajin e ardhshëm vendimi për Sopotin

Muajin e ardhshëm vendimi për Sopotin

23 janar-Dëshmitari kryesor i këtij rasti kishte pohuar para komisionit të posaçëm se kishte dhënë deklaratë nën masat e dhunshme policore dhe nga torturimi. Ndërsa, ai tani ka theksuar se banorët janë të pafajshëm

Gjykata Themelore Shkupi 1 për muajin e ardhshëm ka shtyer vendimin lidhur me rastin e Sopotit.

Vendimi është shtyer për arsye të mungesës së gjykatësit të dytë të rastit.

Rasti i Sopotit ka të bëjë me shpërthimin e një mine në vitin 2003 në dalje të këtij fshati, e cila hodhi në erë një mjet transportues të NATO-s, ku humbën jetën dy ushtarë të kontigjentit polka dhe një përkthyer vendor, me ç`rast për vënien e saj u akuzuan 11 banorë të fshatit, duke u dënuar me nga 10 dhe 15 vite burgim. Shtatë banorë të fshatit tashmë kanë mbaruar burgun, mirëpo procesi gjyqësor është përsëritur, pas formimit të një komisioni parlamentar për të ndriçuar rastin, dhe për të nxjerrë banorët të pafajshëm.

Dëshmitari kryesor i këtij rasti kishte pohuar para komisionit të posaçëm se kishte dhënë deklaratë nën masat e dhunshme policore dhe nga torturimi. Ndërsa, ai tani ka theksuar se banorët janë të pafajshëm.

Pas kësaj deklarate, procesi gjyqësor u rikthye për rigjykim në shkallën e parë në Gjykatën e Kumanovës dhe më pas duke vijuar procesin në Gjykatën Penale të Shkupit për vepra të krimit të organizuar.

Një pjesë të akuzuarëve janë në arrest shtëpiak, një pjesë në arrati, ndërsa në rast se ata do të shpallen të pafajshëm do të kenë të drejtën për të paditur shtetin dhe të kërkojnë dëmshpërblim për pafajsinë e tyre

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *